Pasi u bë me dije në fillim të këtij viti se Top Channel do të sillte formatin e “Big Brother VIP”, ku personazhe nuk do të jenë njerëzit e thjeshtë, por VIP-at, nisën aludimet se kush do ta prezantonte. Në fillim u mendua Ledion Liço, por burime për Anabel.al konfirmuan pak kohë më parë se Ledioni do të jetë autori i programit, ndërsa moderimi do t’i besohet Luana Vjollcës.
Ajo ka postuar këtë foto në Instagram që na bind akoma edhe më shumë se do të jetë Luana në krye te programit që do të startojë së shpejti.
Sfondi të krijon pak idenë e derës nga ku hynte Arbana Osmani në edicionet e mëparshme të reality show-t.
Sikur të mos mjaftonte, Luana shkruan “Sot po xhirojmë një gjë krejt ndryshe. Projekti më i madh ndonjëherë. S’ka kohë për pushim”. Meqë jemi në prag të nisjes së sezonit të ri të programacionit televiziv, sigurisht që biem dakord që Luana s’e ka fjalën për ndonjë projekt muzikor.