Në fillim të këtij viti u bë me dijeni se së shpejti do të vinte në Top Channel formati Big Bother, veçse këtë herë jo me konkurrente të thjeshtë, por VIP- a.
“Të përndiqesh nga portalet! Të bësh selfie me fansat! Të frysh buzët pa rënë në sy!” thuhet ndër të tjera në spotin e “Big Brother Vip”.
Ishte Ledion Liço ai që e postoi videon në Instagram- in e tij dhe kaq u desh, të gjithë menduan se prezantuesi do të ishte vetë ai.
Kjo nisur nga fakti që Liço pati një eksperiencë televizive si drejtues i "Big Brother 9". Në fakt Ledioni është autorit i programit, ndërkohë që burime për Anabel. al konfirmuan se prezantuesja do të jetë Luana Vjollca.
Ndonëse kanë kaluar 4 muaj që prej lajmërimit, ende nuk është bërë me dijeni data ekzakte e fillimit të “Big Brother VIP”, megjithëse pritet të nisë shpejt, shumë shpejt.