Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2018: Shigjetari dhe Bricjapi

2 Maj 2018

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2018: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2018: Shigjetari dhe Bricjapi

Në fillim të majit duket se jeni në një gjendje meditavie dhe reflektuese. Hiqni dorë nga gjithë eventet shoqërore dhe merrni pak kohë për të menduar për gjithë gjërat që ju kanë ndodhur këtë vit. Kujdesuni për shëndetin tuaj sepse mesa duket jeni duke u rraskapitur në punë.

Përtej shpenzimeve të konsiderueshme javët e kaluara, mbeteni optimistë. Mund të jeni duke përjetuar një ndryshim në stilin e jetesës që ju detyron të shpenzoni më shumë. Keni harxhuar shumë që prej mesit të marsit, por kjo do të marrë fund më 16 maj.

Disa projekte mund të jenë duke ju tharë kuletën: një projekt kreativ që ka nevojë për kapital ose një nga fëmijët tuaj ka nevojë për shkollim a trajnim. Ka mundësi të jeni duke shpenzuar për të ngelur shtatzënë. Qetësohuni, këto shpenzime janë prag fundit.

Idetë tuaja kreative do të jenë magjepsëse këtë muaj.

Hëna e re e 15 majit do të sjellë një detyrë të re e cila do të përmirësojë dukshëm situatën tuaj financiare. Shiheni me skepticizëm pasi mund të gjeni kërkesa që hanë më shumë kohë dhe para nga ç’prisnit. Bëni mirë t’i gjeni këto kërkesa të fshehura. Mos bini dakort për asgjë deri kur të keni disktuar gjithçka në imtësi me palën tjetër dhe avokatin tuaj.

Do të udhëtoni shumë këtë muaj. Zakonisht preferoni udhëtimet e largëta, por kësaj here do të jenë më shumë udhëtime një ditore pranë shtëpisë.

Do të jeni shumë të zënë dy javët e para të muajit, dhe do t’ju duhet të kujdeseni për dhjetërat emailet që do t’ju vijnë, telefonatat dhe bisedat në lidhje me kontratat. Sidoqoftë, mos firmosni asgjë deri më 16 maj sepse elementët do të jenë të paqëndrueshëm. Nëse po përpiqeni të mbyllni një marrëveshje madhore, do të kaloni një periudhë frustruese pasi klienti do të ndryshojë mendjen java javës. Jepni më të mirën tuaj sepse edhe kjo do të kalojë.

Hëna e plotë e 29 majit do të kristalizohet në formën e një aleance, në biznes me shumë mundësi, ose në dashuri.

Për sa i përket dashurisë, nëse jeni të lidhur, do të hasni pak vështirësi. Afërdita do të jetë në shtëpinë tuaj të përkushtimit deri më 19 maj dhe do të sheshojë çdo mosmarrëveshje që mund të keni pasur me partnerin tuaj muajt e fundit. Duket se jeni të ndjeshëm për sa i përket çështjeve financiare, por mos i lini paratë të çojnë në djall një lidhje cilësore.

Buxheti, mundësitë dhe pikëpamja juaj për jetën do të përmirësohen muaj pas muaji deri kur të arrini në fillim të nëntorit, në pikënisjen e Vitit të Smeraldit. Aty do të kurorëzoheni i favorizuari qiellor pasi Jupiteri fatsjellës do të lëvizë në shenjën tuaj. Përgatituni për vitin më të mirë të jetës suaj. Do të qeshni të fundit dhe të gjithë do të kuptojnë se kishit të drejtë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2018: Shigjetari dhe Bricjapi

Të gjithë e kanë mendjen tek ty dhe jeta është shumë e rrëmujshme. Do të donit që gjërat të ngadalësonin pak, pasi gjërat po ndodhin me shumë ritëm. Ju mund ta përballoni gjithsesi, edhe nëse ju duket sikur s’mundeni më.

Me Marsin në shenjën tuaj, të tjerët do t’i pranojnë idetë tuajë më lehtësisht. Dy javët e para, deri më 15 maj do të jenë të arta për ju.

Jeta s’ka qenë e thjeshtë për ju që prej dhjetorit të shkuar. Që atëherë keni marrë mbi supe përgjegjësi të reja dhe jeni duke mësuar si ti menaxhoni të gjitha bashkë.

Për të balancuar gjithë seriozitetin që erdhi me Saturnin, maji do të sjellë plot arsye të gëzueshme për të jetuar jetën. Hëna e plotë e 29 prillit do të vazhdojë të sjellë ditë të lumtura. Mund të keni qenë në një event luksoz fundprilli dhe kujtimet e asaj dite ju rrinë ende në mendje. Nëse jeni njohur me dikë që doni ta bëni mik, planifikoni një drekë. Ka mundësi që personi në fjalë të jetë më i madh në moshë se ju dhe me siguri ka një këshillë të mençur për t’ju dhënë. Do të merreni vesh shumë mirë dhe do të kaloni bukur.

Ditët e para të majit janë perfekte për të llastuar veten.

Hëna e re e 15 majit do të jetë më romantikja e vitit. Nëse jeni single pas kësaj date, planifikoni diçka dy javët në vazhdim. Nëse jeni me dikë, është momenti të planifikoni një darkë të veçantë, të shkoni në balet, koncert a shfaqje. Gjeni mënyra për të ringjallur lidhjen tuaj.

25 maji është ditë e dashurisë pa kushte. Merrni në konsideratë jë udhëtim romantik për ty. Nëse keni vetëm pak ditë pushim, zgjidhni 25-28 majin për të bërë diçka.

Kur Marsi të hyjë në shenjën e Ujorit më 15 maj, do të fokusohet në aspektin ekonomik të jetës suaj. 16 maji do të jetë një ditë e vështirë në lidhje me paratë pasi do t’ju dalë një shpenzim i papritur që kërkon shumë vëmendje. Nëse keni një takim të rëndësishëm për punë karriere ose parash, mos zgjidhni 16 majin, por 23.

Ky është një muaj monumental pasi Urani do të qëndrojë në shtëpinë tuaj të dashurisë së vërtetë duke ju sjellë qetësi dhe gëzim. Ky vit do të jetë i ngjashëm me ata të ardhshmit. Jeta juaj emocionale do të pasurohet me dashuri, surpriza dhe të qeshurat e fëmijëve të vegjël. Si dhe kreativiteti juaj do të stimulohet ndjeshëm.

Në fund të muajit, hëna e plotë në Shigjetar më datë 31 sinjalizon kohë për të pushuar. Gjithashtu, sinjalizon momentin e duhur për një udhëtim spontan jashtë qytetit, aty ku mund të dëgjoni vetëm tingujt e dallgëve, nuhasni ajrin e kriposur dhe të shijoni jetën. Kjo hënë e plotë duket se thotë se mund ta zgjasni fundjavën tuaj të paktën një javë.