Shqipëria

E vërteta e sherrit në Dhërmi: Flet Gaz Paja

10 Gusht 2017

E vërteta e sherrit në Dhërmi: Flet Gaz Paja

Pak orë më parë u publikua një video e një konflikti fizik që ndodhi në Dhërmi. Dukej se edhe aktori Gaz Paja ishte i përfshirë në sherr, por e vërteta është ndryshe.

Ai thotë se nuk është përfshirë kategorikisht, por ishte futur mes dy grupeve të të rinjve për t’i ndarë.

“U zunë dy grupe me njëri-tjetrin dhe unë u gjenda aty dhe i ndave, kaq. Nuk më kanë shoqëruar në polici. Siç shihet edhe në video, unë iki. Unë u futa i ndava grupet. Mirësinë time e kanë shfrytëzuar. Unë kam një biznes këtu në Dhërmi dhe i pashë nga tarraca e biznesit tim. Duke qenë si i njihja të dy grupet, shmanga një idiotësi,” shpjegoi Paja për Panoramën.