Çfarë po ndodh rreth nesh

Divorci i Jennifer Lopez me Marc Anthony: Beteja për fëmijët

19 Qershor 2014

Divorci i Jennifer Lopez me Marc Anthony: Beteja për fëmijët

Tashmë Jennifer Lopez është zyrtarisht një mama beqare. Vetëm pak ditë pas ndarjes nga i dashuri i saj Casper Smart, divorci i saj me Marc Anthony është finalizuar në Gjykatën e Lartë në Los Angeles, më shumë se 2 vjet pas nisjes së procedurës.

Çfarë i mori çiftit kaq shumë kohë?

Sipas dokumenteve të divorcit, çifti i kushtoi seriozisht kohë kësaj procedure për të përpiluar një marrëveshje kujdestarie të detajuar për binjakët e tyre 6 vjeçar, Max dhe Emme.

Radar Online thotë se në bazë të dokumentave të Gjykatës, Lopez dhe Anthony kanë nënshkruar një marrëveshje ligjore për të ndarë përgjegjësinë, për të marrë çdo vendim të rëndësishëm në jetën e fëmijëve të tyre duke përfshirë: vendimin për të lejuar fëmijët të jenë pjesë e forcave të armatosura, vendimin për të lejuar martesën e tyre pas moshës së lejuar, vendimin për të lejuar fëmijët të zotërojnë një liçencë (patentë) shoferimi, e madje edhe vendimin për t'i lejuar fëmijët e tyre të punojnë. Gjithashtu një pjesë e rëndësishme e këtij dokumenti është klauzola anti-paparazi. "Është në interesin më të mirë të fëmijëve për t'i mbrojtur ata nga publiciteti i padëshiruar apo nga fotografët” shkruan dokumenti.

Nëse çifti nuk do të gjejë gjuhën e përbashkët për këto vendime atëherë do të kërkojnë ndërmjetësim nga Gjykata.

Por pavarësisht se këto vendime të rëndësishme do të merren 50/50, koha që ata do të kalojnë me fëmijët nuk është përcaktuar në të njejtën mënyrë. Marc Anthony pranoi një marrëveshje që i jep atij të drejtën të qëndrojë me fëmijët vetëm 7 ditë në muaj, duke përfshirë mundësinë për t'i parë ata në "Ditën e Baballarëve", Krishtlindje apo në pushimet e shkollës. Këngëtarja i vuri në dispozicion ish-bashkëshortit dadon e binjakëve në kohën kur ata do të jenë më babain.

Burimi: Radar Online