
Nga ky muaj do t'ju duhet të ndryshoni të dhënat e adresës, nëse keni ndryshuar vendbanim.
Brenda 6 muajve duhet të paguani të gjitha detyrimet dhe të deklaroni në gjendje civile vendbanimin aktual, nëse në dokumentacione keni akoma adresën e vjetër ku keni jetuar më parë.
Pas 6 muajve do të gjobiten të gjithë ata që me vullnetin e tyre nuk deklarojnë adresën e vendbanimit të ri. Kështu bëri të ditur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në një deklaratë për median.
Ministria e Brendshme publikoi listën e zgjedhësve për zgjedhjet e reja kombëtare në qershor të këtij viti. Deri atëherë, ministria e bën të domosdoshëm ndryshimin e të dhënave për zgjedhësit, në mënyrë që të votojnë në zonën zgjedhore ku edhe jetojnë.
Burimi: "Ora News"