Showbiz dhe TV

Samanta Karavella flet për lidhjen me kolegun e saj!

7 Korrik 2016

Samanta Karavella flet për lidhjen me kolegun e saj!

Samanta Karavella, që pas publikimit të këngës “Na e dina” është diksutuar për një lidhje të mundshme me Gent Fatalin. Kjo nuk është e para herë që këngëtarja përflitet për lidhje me bashkëpuntorët e saj, pasi më përpara të tilla dyshime janë ngritur edhe për reperin Skivi.

Por, këngëtarja ka mohuar zërat që qarkullojnë. “Në çdo bashkëpunim që unë lançoj, kolegun që kam në krah ma bëjnë patjetër të dashur. Jo nuk jam e lidhur me Gentin, jemi thjesht kolegë, për më tepër që video nuk ka aspak skena dyshuese që të mund të mendosh se jemi të dashur,” ka thënë ajo.

Burimi: Opinion.al / Përshtati: Mikaela Brokëri