Ndarja

Plas inati: ‘të fortët’ braktisen nga vajzat shqiptare

2 Shkurt 2016

Plas inati: ‘të fortët’ braktisen nga vajzat shqiptare

Të hënën në mbrëmje, fansat e Anabel thanë ç’kishin për të thënë, dhe lanë kë kishin për të lënë. Përmes inbox-it të Anabel Facebook, dolën në pah mllefet që vajzat dhe djemtë shqiptarë kishin ndaj të dashurve të tyre. Nga letrat e ardhura nga vajzat, bie në sy se shumica prej tyre janë lodhur nga sjelljet ‘prej të forti’ të të dashurve të tyre. Ja njëra prej letrave të ardhura në Anabel Facebook:

'Mrb Anabel .. Tema e sotme esh fiks per mua ...Historia ime ka vetem nji emer Gimi ...I them ketij njeriun qe jam lidhur me ty ...fakti qe ke qen burgaxhi nuk te Ben te jesh me I forti ..sa her kam duruar padrejtsit e tua vetem se te kam dashur.....Mendoja se dhe ti me doje mua deri ne momentin qe te pash Duke puthur nji femer tjeter ..Ti mendon se un nk di gje ,..Sepse gjithmon un kam luajtur rolin e nje vajze qe vdes per ty dhe cdo gje qe do besh ti ajo do ta Fal ...Epo tashme kam ndryshuar dhe nuk do te te Fal me asgje ....ketu deklaroj qe un ndahem me ty dhe e di qe do ta shohesh .ti nk ke me vend n jeten time ...Anabel publikoje te lutem ..'

Një tjetër letër ndarjeje është ajo e Andjolës, për të dashurin e saj i cili sipas saj është tepër i fokusuar tek palestra, aq shumë sa nuk bën bisedë tjetër. S, i dashuri i Andjolës, pasi e lexon këtë letër i kthen asaj përgjigje publikisht (foto 2):

Psh Anabel!!!!!! Ta bej dhe une zemren gur dhe ti them te dashurit tim " (S) mu zhduk" se nuk te duroj dot me vetem muhabete palestre dhe muskujsh di te bej...... meqe nuk le dot palestren atehere po te le une ty bebiii puc puc ( i dergova nje sms ku i thash te lexonte surprizen te Anabel.) ‘Ndërsa S., pasi lihet publikisht nga e dashura, i përgjigjet: ‘Andjola dhe unë sot u ndamë përgjithmonë me këtë status që bëri

Një tjetër letër ndarjeje është ajo për Danielin, i cili konsiderohet nga ish-e dashura e tij si një ‘maniak pasiv’ që përpiqet ta kontrollojë duke e ndaluar të bëjë edhe gjërat që ajo dëshiron:

Pershendetje anabel..dua ti them Danjelit ose dannyeli sic i pelqen atij qe dua ti japim fund cdo gjeje mes nesh..jam munduar te ta them ne shume menyra edhe mesa duket edhe ti e ke kuptuar prandaj ben si shpirt i keq e qurravitesh kot pa lidhje..ajo qe tani me bezdis me shume eshte rutina jote,sjelljet prej adoleshenti,xhelozija e kote,e mbi te gjitha kur ti mundohesh te me ndalosh gjerat qe dua une te bej(harroje)..thjesht dua ta kuptosh qe je nje kapitull i mbyllur ne jeten time qe nuk dua te perseritet kurre sepse sjelljet e tua prej manjaku pasiv qe do te kontrolloj gjithcka e te vendos per gjithcka me kane lodhur teper.. uroj ta lex sepse ai e ndjek kete faqe sepse eshte i interesuar per cdo histori..lamtumir manjak

Tea ka vendosur të ndahet nga Kristi, pasi sipas saj, ndonëse ai është ‘goxha djalë’ në aspektin fizik, tregohet shumë i parritur duke bërë foto me makinë:

Ej krist dua te ndahem nga ty , jam mundu te te dua dhe lidhja jone te funksionoj por sben . ti je shum I Vogel ne mendje pavarsisht se ne trup je goxha djal , ti ende shkon e luan play station Ben vidjo me makinen e shokut gjasme sikur e ke ti Ben foto ne makin sikur te ishe nji adoleshent edhe pse je 21 vjec !!!

Megjithatë, ka edhe vajza që ndahen për shkak të problemeve të tjera. Klevii lihet publikisht nga e dashura e tij, pasi siç tregon ajo, në 1 vit e gjysëm lidhje i është dashur asaj të paguajë kafetë, dhe ta ndihmojë vazhdimisht nga ana financare. Sipas I., Klevisi nuk e ka ftuar asnjëherë të dalin prej dëshirës, por vetëm kur ka pasur nevojë për të:

Mirmbrema Anabel  Persa i perket temes se sotshme te ndarjeve publike doja tju drejtoja te dashurit tim aktual. I dashur Klevis,ta kam thene disa here si larg e larg qe me mire mos jemi bashk,po sdoja ne fakt te ndiheshe keq,por as un skam faj more vella. Kemi 1 vit e gjysem bashk dhe ngela duke te paguar kafet,jo po ka probleme familja jo ktej andej. Hajt me se tgjith kemi probleme,po tkam bler dhe lloj lloj dhuratash,rroba,lek te kam dhene se me gjith modestin jam bujare mgjths mua mezi me del per vete ajo rroge,por ti se merr njeher mundimin tme blesh dicka,qoft dhe me e kota vetem per tme bere qefin. nejse kaloi dhe kjo. Me e keqja eshte qe nuk kujtohesh njeher tme thuash "hej zemer do dalim sot" ngela duke te then un Vetem kur ke ngel keq per leke dhe marredhenie kujtohesh Nuk e mohoj qe tkam dashur,akoma nuk mund te them qe ste dua por kjo indiference po me largon keshtu qe sa ska ardh shen valentini te ndahemi e kur tme pyesin si dhe ku e kalove mos rri kok posht. Do ta lexosh dhe do e kuptosh. Nga "I"

Kristi i kthen përgjigje I-së, duke përdorur sarkazëm teksa thotë se ‘Robi respekton me sa ka mundësi’ dhe shton ‘Të rrije deri në Shën Valentin, do të kishe kapur ndonjë dhuratë’ (foto 3)

Ndërsa një vajzë shqiptare e lidhur me një djalë suedez, Niklas, u shpreh se i kishte ardhur në majë të hundës nga videot e vazhdueshme të tij, ku i tregonte se po mësonte të fliste shqip. Ajo ka ndarë edhe një prej videove që i kishte dërguar Niklas me ndjekësit e Anabel, ku ai i thoshte ‘Ti ke buzët më të bukura në botë’ Ja letra e saj e ndarjes:

Hej Anabel , i them te dashurit tim suedez qe po te le sepse me acarove duke u munduar te flasesh shqip e duke me sjelle video qe ke mesuar . Esht fans i faqes dhe kur ti dal video do e kuptoje qe eshte per te . Bye Niklas !

Por nuk ka munguar edhe një djalë shqiptar, Eldi, i cili jep një këndvështrim tjetër teksa i kërkon publikisht Irinit ta lërë të qetë, pasi është i fejuar:

‘Mirembrema anabel ..nuk e di i permbahet temes kjo por nese e shikon te arsyeshme publikoje pasi personi qe dua ti drejtohem eshte fanse ketu... Un do te them vetem dy fjale IRINI Nuk te dua , e di qe je fiksuar pas meje por po me hap telashe me te fejuaren..ngulite mire ne koke dhe mos me kerko me!!

Eshte aq e fiksuar moj Anabel saqe me thot te lidhemi te pakten vetem nje jave..eshte e cmendur.. Me falni qe u zgjata ...naten e mire ELDI