Bota

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Papa Françesku

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Papa Françesku

Papa Françesku ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare.

Ai dha frymën e fundit të hënën e Pashkëve, 21 prill, në moshën 88-vjeçare, në rezidencën e tij në Casa Santa Marta të Vatikanit.

“Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm (me orën lokale), peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij.”, thuhet në reagimin zyrtar të Vatikanit.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në Bazilikën e Santa Maria Maggiore në Romë, sipas dëshirës së tij.

Vdekja e tij vjen më pak se 24 orë pasi ai u shfaq në sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit për të dielën e Pashkëve. 

Ai doli në një karrocë me rrota dhe bëri me dorë nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit drejt turmave të njerëzve dhe tha: "Të dashur vëllezër dhe motra, Gëzuar Pashkët".

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Papa Françesku

Ai u zgjodh në krye të Kishës Katolike në mars të vitit 2013 pasi Papa Benedikti XVI u largua nga pushteti. Ai ishte Papa i parë nga Amerika Latine. Që kur Gregori III, i lindur në Siri, ndërroi jetë vitin në 741, nuk pati më një peshkop joevropian, derisa Papa Françesku u zgjodh .

Ai ishte gjithashtu jezuiti i parë që u zgjodh në fronin e Shën Pjetrit - Jezuitët shiheshin historikisht me dyshim nga Roma.

Gjatë pontifikatit të tij, ai u angazhua për reformimin e Kishës, mbrojtjen e të varfërve dhe dialogun ndërfetar.

REELS

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

.

RIP maestro Valentino!

@optika_shqiptaro_gjermane , për ju që kërkoni standarde të larta dhe cilësi premium

Dhe meqë ra fjala, mamaja e Bradley Cooper, Gloria Campano mendon se Can Yaman është aktori më i mirë në botë🤣.