Health

Mungesa e vitaminës B12: Ja ç’duhet të dini

Mungesa e vitaminës B12: Ja ç’duhet të dini

Nëse nuk hani mish, ndoshta jeni mësuar me pyetjet që ju bëhen vazhdimisht si: “A ju kanë ardhur në majë të hundës perimet?” “Nga e merr proteinën?” Sado të bezdisshme të jenë këto pyetje me qëllim të mirë, ka diçka që duhet të merret në konsideratë: Faktin se sa vitaminë B12 merrni?

Së pari, çfarë është vitamina B12?

Vitamina B12 ndihmon në mbajtjen e gjakut dhe qelizave nervore të shëndetshme. Ajo luan rol thelbësor në formimin e qelizave të kuqe të gjakut, metabolizmin e qelizave, funksionin nervor dhe prodhimin e ADN-së, molekulave brenda qelizave që mbartin informacionin gjenetik.

Mungesa e vitaminës B12: Ja ç’duhet të dini

Nga e marrim vitaminën B12?

Pavarësisht nga roli i rëndësishëm i vitaminës B12 në shëndetin tonë, trupi nuk mund ta prodhojë atë vetë. Këtu hyn në punë dieta! Burimi kryesor i vitaminës B12 janë proteinat shtazore si mishi, peshku, vezët dhe bulmeti.

Por nëse nuk hani proteina shtazore, ka ende disa mënyra për të marrë vitaminën B12 përmes dietës. Drithërat, qumështi i sojës dhe qumështi i bajames janë të pasura me këtë vitaminë, ndërsa kërpudhat përmbajnë sasi të vogla.

Sa vitaminë B12 është e mjaftueshme?

Sasia e duhur e vitaminës B12 që ju nevojitet ndryshon në varësi të moshës, dietës, gjinisë, stilit të jetesës dhe gjendjeve specifike mjekësore. Shumica e të rriturve të shëndetshëm kanë nevojë për 2.4 mikrogramë vitaminë B12, e krahasueshme me dy gota qumësht me 2% yndyrë në ditë.

Çfarë ndodh nëse nuk merrni mjaftueshëm vitaminë B12?

Njerëzit që kanë mungesë të vitaminës B12 mund të përjetojnë çrregullime hematologjike dhe neurologjike. Rreziqet e tjera shëndetësore janë anemia, ngërçet, mpirja ose ndjesi shpimi gjilpërash për shkak të mungesës së kapacitetit për të rigjeneruar qelizat e gjakut.

Burimi: Vogue

REELS

Provojeni 😈

Nëse s’je regjistruar ende në @sunride.al , çfarë po pret? 🚴‍♀️ Tani me kodin ANABEL20, mund të përfitosh ulje për të përjetuar një super eksperiencë! ;)

🤓

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Asnjë luftë nuk fiton më shumë se sa humbet njerëzimi.

Michael B. Jordan fitoi çmimin për Performancën më të Mirë nga një Aktor në Rol Kryesor, ndërsa reagimi në sallë ishte i jashtëzakonshëm. Megjithatë, dukej se askush nuk ishte më i emocionuar për fitoren e tij sesa Viola Davis.

🤓

Vitamin B12 deficiency: Here's what you need to know

Mungesa e vitaminës B12: Ja ç’duhet të dini

If you don't eat meat, you're probably used to the question you get asked over and over again, like, "Have you got vegetables on the tip of your nose?" "Where do you get your protein?" As annoying as these well-intentioned questions are, there's something to consider: How much vitamin B12 are you getting?

First, what is vitamin B12?

Vitamin B12 helps keep blood and nerve cells healthy. It plays an essential role in the formation of red blood cells, cell metabolism, nerve function and the production of DNA, the molecules inside cells that carry genetic information.

Mungesa e vitaminës B12: Ja ç’duhet të dini

Where do we get vitamin B12?

Despite the important role of vitamin B12 in our health, the body cannot produce it on its own. This is where diet comes in! The main source of vitamin B12 is animal proteins such as meat, fish, eggs and dairy.

But if you don't eat animal protein, there are still some ways to get vitamin B12 through the diet. Cereals, soy milk and almond milk are rich in this vitamin, while mushrooms contain small amounts.

How much vitamin B12 is enough?

The right amount of vitamin B12 you need varies depending on your age, diet, gender, lifestyle and specific medical conditions. Most healthy adults need 2.4 micrograms of vitamin B12, comparable to two glasses of 2% fat milk per day.

What happens if you don't get enough vitamin B12?

People who are deficient in vitamin B12 can experience hematological and neurological disorders. Other health risks are anemia, cramps, numbness or tingling due to the lack of capacity to regenerate blood cells.
 
Source: Vogue