Letrat tuaja

Mes nesh: "Të tregoj se si rastësisht u 'bëra' poligame"

Mes nesh: "Të tregoj se si rastësisht u 'bëra'

"Sinqerisht, nëse do të më kishit thënë dy vjet më parë që do të rrija e hutuar në kuzhinën e shtëpisë sime në Chicago, duke u përpjekur të kuptoja se si, për dreq, kisha përfunduar në një lidhje poligame pa e ditur… do t’ju kisha thënë të ndërronit Netflix-in me ndonjë libër psikologjie.

Unë jam nga Tirana, po jetoj prej pothuajse dy vitesh në Evanston, Illinois – një vend që e kam zgjedhur më shumë për universitetin sesa për burrat, edhe pse... e dini si thonë, njeriu bën plane, Zoti qesh.

Atë djalin, e njoha te një event shoqëror për studentë ndërkombëtarë. Qeshi me një batutë që bëra për mënyrën si amerikanët thonë “bless you” çdo herë që teshtin dikush – edhe kur është hera e pestë. Ishte e lehtë të flisje me të, kishte një mënyrë që të bënte të ndiheshe si personazhi kryesor i një filmi: si më ndryshe, e veçantë, e vëzhguar, e keni parasysh.

Filluam të dilnim. Në fillim ishte krejt "chill" – një kafe, një ecje në park, ndonjë dokumentar i çuditshëm në Netflix (që unë bëja sikur e kuptoja). Pas rreth dy muajsh lidhje, më çoi në një darkë "më serioze", diku në një rooftop me pamje nga liqeni. Ishte nata kur më tha që më pëlqente shumë dhe donte të përpiqej për një lidhje më të thellë. “Ekskluzive”, mendova unë. Në kokën time shqiptare, kjo do të thoshte: unë dhe ti, kaq.

Deri këtu, çdo gjë kishte shkuar mirë. Derisa një natë... ndërsa po shihja TikTok sa të më zinte gjumi, më vjen një mesazh nga një profil gruaje me emër shumë të butë: Caroline. Mesazhi ishte i thjeshtë, por brutal:

“Hi, I think we’re both dating R?”

E lexova pesë herë. I shkruaj: “Më fal, s'të kuptova?” Ajo ishte shumë e qetë. Më dërgon një foto të saj me R, që datonte para tre javësh – të dy në një koncert jazz-i, atëherë kur ky më kishte thënë që ishte me "disa shokë të vjetër nga universiteti".

Thashë me vete: “Jo, prit, ndoshta është ish-i… ose motra… ose –” por instinkti shqiptar më tha: “Kjo është një nga ato skenat që mami do të të thoshte: ‘ta thashë unë që mos u beso shumë shpejt këtyre amerikanëve’.”

E telefonova R për sqarim, dhe ky, me qetësinë më të madhe më thotë:

“Po, Caroline është pjesë e jetës sime. Ne kemi pasur një lidhje të hapur prej shumë kohësh. Po mendova se ti e kuptoje... që unë jam më shumë për një dashuri jo monogame. Dhe kur të fola për lidhje më të thellë, mendova që ndoshta edhe ti ishe e hapur për këtë.”

Domethënë unë kisha tre muaj poligame dhe s'dija gjë, kuptoni ju?

Unë në këtë pikë nuk dija të qeshja apo të qaja. Po për hir të gjithë vajzave që rriten me ndjesinë që "po fole shumë, je posesive" dhe "po heshte, je naive", vendosa të flas.

I thashë:

“Jo, nuk isha në dijeni se ndodhesha në një lidhje eksperimentale ku ti më 'testoje' nëse jam gati për të ndarë partnerin me të tjera gra. Dhe meqë ra fjala, s'jam gati. S'e kam për mbarë të ndihem si pjesë e një haremi modern në epokën e Instagramit.”

E lashë atë natë, me gjithë buzëqeshjen e tij të qetë, duke më thënë: “Në rregull, vetëm doja të isha i sinqertë.”

Po të ishe sinqertë, do më kishe thënë që në takimin e parë që ke një të dashur tjetër dhe po kërkon gruan nr. 2 more zotëri!!

Nuk u bëra kurrë poligame miq, jo me dijeninë time. Por për pesë minuta në divanin e ngrohtë të shtëpisë realisht mendova se ndoshta më kishte ikur treni i jetës moderne.

Por, spoiler alert: nuk më ka ikur asnjë tren. Jo për gjë, po të gjithë përdorin Uber tani. ;)"  rrëfyer nga një vajzë shqiptare që jeton në SHBA.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Letra të tjera nga rubrika "Mes nesh":

 

REELS

Edhe pse puna për Beatrix vazhdon, ashtu siç vazhdonte edhe shumë më përpara se sëmundja e nënës së saj të bëhej publike, ajo nuk nguron të ndajë një moment prekës, por të vërtetë. ♥️

Nëse lëkura jote është e thatë dhe pak dramatike, ndoshta ka nevojë vetëm për pak më shumë dashuri. 💧Serumi Restructa nga Bioesthe është si një gotë ujë e freskët për fytyrën - me acid hialuronik që hidraton në thellësi dhe i jep lëkurës atë pamjen e shëndetshme Për më shumë? @cfopharma_aesthetics i di të gjitha sekretet. 😉

🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

🤔 👀 Ditën e djeshme, në faqen zyrtare të BBVA-5 janë publikuar disa video të banorëve nga dhoma e rrëfimit. Në një prej tyre ishte edhe Miri, i cili reagonte i përlotur tani që nuk do të ketë mundësinë të ndajë më krevatin me Selin. Për shumë prej komentuesve online, lotët e tij janë të pakuptueshëm. Disa e gjykojnë duke i kujtuar gruan jashtë, ndërsa disa të tjerë i shohin këta lot si diçka më shumë. Sipas tyre, Miri ndjen diçka më shumë për Selin.

Timothée Chalamet e shfrytëzoi fjalimin e pranimit të çmimin “Aktori më i mirë” nga Critics Choice Awards për të falënderuar Kylie Jenner, duke e përmendur hapur si partneren e tij prej tre vitesh. Ai theksoi se mbështetja dhe historia që kanë ndërtuar së bashku kanë qenë një pjesë thelbësore e rrugëtimit të tij. Aktori tha se nuk do ta kishte arritur këtë pa Kylie-n, duke e paraqitur fitoren jo vetëm si një arritje profesionale, por si diçka të ndërtuar krah personit që ka qenë pranë tij gjatë gjithë procesit. Kamera u kthye nga Jenner në sallë, ajo buzëqeshi dhe duartrokiti, dukshëm e emocionuar nga momenti.

Ish-miss-i shqiptar, Agnesa Vuthaj, do të bëhet nënë për herë të parë.

Lore jeton në flluskën e saj dhe mirë e bën 😂

Kujdesuni dhe stiloni flokët me STYLPRO Red & Infrared Thermal Brush nga @skin.care.albania , një kombinim perfekt i teknologjisë së avancuar të nxehtësisë me fuqinë e dritës së kuqe (Red LED) dhe infra të kuqe (Infra-Red) për flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe plot shkëlqim.

@smartentry_al ka hapur dyqanin e ri në Rrugën e Durrësit, pranë gjimnazit “Qemal Stafa”, sepse disa gjëra duhen parë, prekur dhe provuar live. Kaloni njëherë, hidhni një sy nga afër dhe mos harroni: uljet vazhdojnë. 😉

Gjesti është rikthyer në rrjetet sociale me një mesazh për ndjekësit e tij që pas humbjes tragjike të vëllait në shtator të këtij viti. Ai ka falenderuar të gjithë njerëzit për mbështetjen e treguar gjatë kësaj periudhe të vështirë për familjen. Për më shumë detaje klikoni linkun në stories.

Between Us: "I'll tell you how I accidentally 'became' polygamous"

Mes nesh: "Të tregoj se si rastësisht u 'bëra'

"Honestly, if you had told me two years ago that I would be sitting in a guy's kitchen in Chicago, confused, trying to figure out how, how, the hell, I had ended up in a polygamous relationship without knowing it... I would have told you to swap Netflix for some psychology book."

I'm from Tirana, I've been living for almost two years in Evanston, Illinois – a place I chose more for the university than for the men, although... you know what they say, man makes plans, God laughs.

I met this guy at a social event for international students. He laughed at a joke I made about how Americans say “bless you” every time someone sneezes – even if it’s the fifth time. He was easy to talk to, he had a way of making you feel like the main character in a movie: different, special, watched, you name it.

We started dating. At first it was all "chill" – a coffee, a walk in the park, some weird documentary on Netflix (which I pretended to understand). After about two months of dating, he took me to a "more serious" dinner, somewhere on a rooftop overlooking a lake. That was the night he told me he really liked me and wanted to try for a deeper relationship. "Exclusive," I thought. In my Albanian head, that meant: you and me, that's it.

Up until this point, everything had been going well. Until one night... while I was watching TikTok until I fell asleep, I received a message from a woman's profile with a very gentle name: Caroline. The message was simple, but brutal:

"Hi, I think we're both dating R?"

I read it five times. I wrote to her: “I'm sorry, I didn't understand you?” She was very calm. She sent me a photo of herself with R, from three weeks ago – the two of them at a jazz concert, when he told me he was with "some old friends from college."

I said to myself: “No, wait, maybe it’s his ex… or his sister… or –” but my Albanian instinct told me: “This is one of those scenes that your mom would say to you: ‘I told you not to trust these Americans too quickly.’”

I called R for clarification, and he, with the utmost calmness, told me:

"Yes, Caroline is a part of my life. We've had an open relationship for a long time. I thought you understood... that I'm more into non-monogamous love. And when I talked to you about a deeper connection, I thought maybe you were open to that too."

I mean, I was polygamous for three months and I didn't know anything, you understand?

At this point, I didn't know whether to laugh or cry. But for the sake of all the girls who grow up with the feeling that "if you talk too much, you're possessive" and "if you stay quiet, you're naive," I decided to speak up.

I said:

"No, I wasn't aware that I was in an experimental relationship where you were 'testing' me to see if I was ready to share my partner with other women. And by the way, I'm not ready. I'm not good at feeling like part of a modern harem in the age of Instagram."

I left him that night, with all his calm smile, saying, "Okay, I just wanted to be honest."

If you were honest, you would have told me on the first date that you have another girlfriend and are looking for wife no. 2, sir!!

I never became polygamous friends, not with my knowledge. But for five minutes on the warm couch at home, I really thought that maybe I had missed the train of modern life.

But, spoiler alert: I didn't miss any trains. Not for nothing, everyone uses Uber now. ;)" narrated by an Albanian girl living in the US.

Copyright Anabel.al / Reprinting without permission of the editorial staff is prohibited.

Other letters from the "Between Us" section: