Letrat tuaja

Mes nesh: "Po filloj të urrej vëllain tim dhe nuk di si të veproj"

Shkruar nga Anabel

2 Maj 2025

Mes nesh: "Po filloj të urrej vëllain tim dhe nuk di si të

"Po filloj të urrej vëllain tim.

Jam 28 vjeçe dhe prej dy vitesh kam mbajtur mbi supe gjithë barrën për vëllain tim 23-vjeçar, që prej momentit kur humbëm nënën tonë. Prindërit tanë janë ndarë prej kohësh dhe ai jetonte me mamin që prej të paktën një dekade. Unë isha shpërngulur më herët, por gjithsesi e ndihmoja mamanë financiarisht.

Kur ajo ndërroi jetë dy vjet më parë, bëra çmos të isha aty për të. Më tha që nuk donte të rrinte vetëm, kështu që i sigurova një dhomë në të njëjtin pallat ku banoja edhe unë. Por atij nuk i pëlqeu fare dhe bëri një sherr të madh me administratorim – aq të rëndë saqë u detyrova të largohem edhe vetë nga banesa.

Gjithsesi, ia gjeta një shtëpi tjetër dhe e ndihmova sërish të sistemohej. E gjithë kjo histori është kthyer në një rreth vicioz për dy vite me radhë. Ka ndërruar mbi tre herë banesë dhe çdo herë shoqërohet me një dramë të madhe.

Përveç kësaj, është bërë shumë agresiv e ofendues sa herë gjërat nuk shkojnë sipas dëshirës së tij. Pretendon që të tjerët t’i paguajnë çdo gjë, s’do të punojë, as të vazhdojë shkollën, dhe sinqerisht – nuk di çfarë e motivon në jetë.

I kam propozuar ta ndihmoj të përfundojë arsimin, mjafton të pranojë të rrijë në një konvikt dhe të punojë diçka me orar të shkurtër, të paktën të mbajë veten. Nuk pranon. Edhe kur i kam sugjeruar ndihmë profesionale – nuk pranon. E ndiej që mund të jetë duke përjetuar depresion, por as nuk pranon ta shohë këtë si mundësi.

Cilado qoftë arsyeja, unë jam e rraskapitur. Jam e lodhur nga fjalët e pista që nxjerr nga goja, sidomos kur i drejtohen motrës së tij. Nuk flitet kështu me njeriun që të ka qëndruar gjithmonë pranë.

Një pjesë e imja do të shkëpusë çdo kontakt dhe të fokusohet tek jeta ime. Një tjetër më thotë se ai ka nevojë për ndihmë. Por… a mund ta shpëtosh vërtet çdo njeri?

Nuk di më çfarë të bëj," shkruar nga një motër e sinqertë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.