Anabelizim

Mes nesh: “Kam shumë turp t’i tregoj të dashurit shtëpinë time”

Mes nesh: “Kam shumë turp t’i tregoj të dashurit
Foto: Mes nesh/ ANABEL

Përshëndetje Anabel,

Jam 23 vjeç, studente, e punësuar me kohë të plotë dhe prej pothuajse 8 muajsh jam në një lidhje me një djalë 25 vjeç. Është nga ata djemtë që ta ngre pak zemrën peshë, sepse është i mirë, i edukuar, i sjellshëm, por mbi të gjitha, vjen nga një familje me gjendje ekonomike shumë herë më të mirë se e imja. E veçoj si gjë sepse qenka më e rëndësishme nga ç'e kisha pritur.

Mami dhe babi i tij janë të dashur, nuk i kam takuar, por e dinë për mua dhe i dashuri më ka thënë që janë mbështetës. E prisja, sepse janë njerëz me këmbë në tokë dhe në mendjet e tyre nuk ekzistojnë paragjykime për komplekse si të miat kur vjen puna te diferencat ekonomike.

Jam nga ato vajzat që gjithmonë kujdeset për veten. Rri pastër, vishem bukur, jam gjithmonë me flokët e rregulluara e me pak parfum. Dhoma ime është e sistemuar, është si oazi im i vogël mes kaosit të një shtëpie që nuk është kurrë gati për mysafirë.

Por shtëpia ime në tërësi? Sa e tejmbushur, aq me mangësi. Sa e dua se është bërë nga gjaku i prindërve, e urrej për mobiliet gjysmake që shtohen paralelisht me vitet e vdekjes së burrit të shtëpisë.

I dashuri më ka pyetur shumë herë: “Kur do të vij te shtëpia jote? Kur do të njoh familjen tënde?” Dhe unë çdo herë nxjerr ndonjë justifikim qesharak. Njëherë “mami është me grip”, herën tjetër “po rregullojmë dushin”, një herë tjetër “kam tezen që ka ardhur nga jashtë”, ndërkohë që realiteti është që kam turp.

Pastaj, familja e tij ka një komunikim fantastik. Në shtëpinë tonë ne nuk flasim. Jemi tre individë që i përballojmë vetë situatat tona, kaq e sikletshme është për ne të jemi familje. E në mendjen time, kjo më rrit akoma më shumë ndjesinë se i dashuri do zhgënjehet dhe do e kuptojmë të dy se në fund të fundit, s'mund të jemi kurrë për dhe me njëri-tjetrin.

Më tremb mendimi që ai do hyjë në atë korridorin tonë plot lagështirë, që mami u betua që s'do e prekte më me dorë që pasi ishte shpenzim i madh dhe i kotë ta lyeje çdo vit. Më frikëson ideja që do të shohë divanin e dhomës së ndenjjes ku ka vite që fle vëllai që "s'i jepet dorësh" për ta marrë një herë shtëpinë në duart e veta dhe të na sigurojë disa komoditete. Edhe pse logjikisht e di që i dashuri është me mua sepse më do mua, ndiej sikur do të shembet fasada që kam ndërtuar me aq mund kur të shohë këtë lloj tjetër lakuriqësie.

E di që ka vajza që ndoshta kanë kaluar apo kalojnë të njëjtën gjë. Ka vajza si unë, që janë rritur duke u ndjerë në siklet për shtëpinë ku jetojnë, jo se janë pa edukatë apo mosmirënjohëse, por sepse kanë parë me sytë e tyre si është "jeta tjetër", ajo më e rregulluar, më me rehati, nga të gjitha aspektet që tregova më lart. 

Ndonjëherë ndjej sikur jam duke e mashtruar, sepse paraqitem si vajza që ka gjithçka nën kontroll. Nuk e di a duhet ta ftoj. A duhet të përpiqem ta "paralajmëroj"? Apo thjesht t’i them troç: “Kjo është shtëpia ime. Kjo jam unë.”

Ju lutem, më thoni, a ka ndonjë vajzë tjetër që është ndjerë kështu? Si ia keni dalë? Sepse unë jam shumë e lodhur nga justifikimet dhe ndoshta është koha të kem më shumë besim, por nuk po e gjej dot forcën.

- Shkruar për Anabel.al nga një vajzë anonime. Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

REELS

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

Lëkura ime? E freskët gjithë ditën, falë këtij xheli @jeclaire.al! Jeclaire Hydragel përthithet menjëherë nga lëkura dhe lë vetëm hidratim. ✅ Hidratim perfekt për ditët e nxehta të verës 🌞 ✅ Përshtatet për çdo tip lëkure, edhe për ato me akne ✅ Nuk ngjit, nuk e bën lëkurën me yndyrë ✅ Freskon dhe qetëson menjëherë ✅ Lëkurë e butë me efekt matte gjithë ditën ✅ Perfekt edhe si bazë makeup-i Përdore çdo mëngjes dhe do ndihesh sikur sapo ke dalë nga spa. 🫧

Pamela, thonë miqtë, është e mahnitur nga mënyra se si Liam e sheh jetën, ndërsa dyshja duket se kanë gjetur paqe në krahët e njëri-tjetrit.

Hermosa 🔥

Mirë se vini në @rafaelo_resort, një resort fantastik në Shëngjin 🏝️ Nga dhomat elegante dhe pamjet qetësuese, te shërbimi i përkushtuar, kuzhina e shkëlqyer dhe momentet e relaksit buzë detit apo në spa, çdo detaj është menduar për të krijuar përvojën perfekte të pushimeve. ☀️🍽️ Ky është një destinacion ku qetësia, komoditeti dhe mikpritja bashkohen në mënyrë të përsosur 😍 Për të rezervuar kontaktoni në 📞 +355 67 201 1033

3 gra ndryshojnë look pak para se të nënshkruajnë divorcin Si reagojnë ish-burrat 👀

🍰 Tortë me petë sfoliate + krem pastiçerie të përgatitur në mënyrë artizanale. Jo, s’është thjesht një tortë; është “wow, çfarë është kjo?” në çdo kafshatë @pasticerivittoria

Vjehrra, nusja dhe fustani 😂

Between Us: "I'm too embarrassed to show my boyfriend my house"

Mes nesh: “Kam shumë turp t’i tregoj të dashurit
Photo: Among Us/ ANABEL

Hello Anabel,

I'm 23 years old, a student, employed full-time, and for almost 8 months I've been in a relationship with a 25-year-old guy. He's one of those guys that lifts my heart a little, because he's good, educated, kind, but above all, he comes from a family with a much better economic situation than mine. I'm highlighting it because it's more important than I expected.

His mom and dad are lovely, I haven't met them, but they know about me and my boyfriend told me they are supportive. I expected it, because they are down to earth people and in their minds there are no prejudices for complexes like mine when it comes to economic differences.

I'm one of those girls who always takes care of herself. I stay clean, I dress nicely, I always have my hair done and a little perfume on. My room is organized, it's like my little oasis amidst the chaos of a house that's never ready for guests.

But my house as a whole? So full, so lacking. As much as I love it because it was made of my parents' blood, I hate it for the half-finished furniture that has been added to it over the years since the man of the house died.

My boyfriend has asked me many times: "When will I come to your house? When will I meet your family?" And every time I come up with some ridiculous excuse. Once "mom has the flu", another time "we're fixing the shower", another time "my aunt came from abroad", while the reality is that I'm ashamed.

Then, his family has fantastic communication. In our house we don't talk. We are three individuals who deal with our own situations, it's so awkward for us to be a family. And in my mind, this increases my feeling even more that my boyfriend will be disappointed and we will both realize that in the end, we can never be for and with each other.

I'm terrified of the thought of him walking into our damp hallway, which my mom swore she would never touch again because it was a huge expense and a waste to paint it every year. I'm terrified of the idea of him seeing the living room couch where my brother has been sleeping for years, who "can't get his hands on" the idea of taking over the house and providing us with some comforts. Even though I logically know that my boyfriend is with me because he loves me, I feel like the facade I've worked so hard to build will crumble when he sees this other kind of nakedness.

I know there are girls who have probably been through or are going through the same thing. There are girls like me, who have grown up feeling uncomfortable about the home they live in, not because they are rude or ungrateful, but because they have seen with their own eyes what the "other life" is like, the more organized, more comfortable one, from all the aspects I mentioned above. 

Sometimes I feel like I'm cheating on him, because I come across as the girl who has everything under control. I don't know if I should invite him. Should I try to "warn" him? Or just tell him bluntly: "This is my house. This is me."

Please tell me, is there any other girl who has felt this way? How did you cope? Because I'm so tired of the excuses and maybe it's time to have more confidence, but I can't find the strength.

- Written for Anabel.al by an anonymous girl. Copyright Anabel.al / Reproduction without permission of the editorial staff is prohibited.

----anabelizim-i519/mes-nesh-kam-shume-turp-ti-tregoj-te-dashurit-shtepine-time-i83740