Anabelizim

#TëPadërguarat: “Ti jeton akoma në imagjinatën dhe skutat misterioze të zemrës sime”

#TëPadërguarat: “Ti jeton akoma në imagjinatën dhe
Anabel


#TëPadërguarat është një sektor i ri në Anabel, ku mund të shpreheni lirshëm për gjërat që doni t’ia thoni dikujt, por për 1001 arsye, nuk keni guximin/mundësinë t’ia thoni përballë. #TëPadërguarat janë fiks vendi ku mund të shkruash/gjesh emrin dhe mesazhin që të dedikohet ty.

Rishtazi, një mesazh ka ardhur në Anabel, drejtuar dikujt, por në vend të emrit, ka vetëm një “.”.

Më poshtë, mesazhi:

“E kam harruar vështrimin e syve të tu; atyre syve që jam lutur me muaj të tërë të më vështronin rrugëve të brishta ku ndesheshim bashkë. Plandosem në mëri sesi në sirtarin e gjërave që dashuroj, nuk gjendet më shkëlqimi i tyre. Sado rrëmoj me kërshëri, shuhem në zhgënjim heshtazi. Ndonjëherë më bëhet sikur arrij të kujtoj diçka dhe një puhizë lumturie e ledhaton qenien time për pak çaste, por gjithçka tretet lehtazi në askund. Përpiqem të gjej foto të tuat, që të mund të rikthej diçka, por është pothuajse e pamundur. Sot kalova në qytetin tonë. Shpresova se do të të gjeja diku, por më kot. Ke dy vite që je zhdukur nga panoramat rastësore, me të cilat shkëmbehem dhe ndonjëherë mendoj se je larguar nga këtu. Isha mbushur me një vagon lotësh që po prisnin nga çasti në çast të shpërthenin, por arrita ta shtrëngoj veten dhe sërish të dukem krenare dhe e palënduar. Sa e thjeshtë është të maskohesh, duke e ditur që poshtë maskës është komplet një tjetër qenie, me një tjetër botë; një qenie për të cilën askush nuk do t’ia dijë. U ktheva në shtëpi duke gjykuar nëse ajo çfarë ndiej për ty është dashuri apo ego. Mbase kam dashur të marr gjithçka me vete, ashtu siç jam mësuar dhe kur nuk ia dola dot, mbeta aty duke gjykuar se ku gabova. Duhet të jetë kjo, sepse unë nuk besoj në dashuri. Por, çfarë mund të jetë tjetër përveçse dashuri, fakti që ti jeton akoma në mua, në imagjinatën dhe skutat misterioze të zemrës sime?!”.

 

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭