School & Career

Me pak fjalë dhe mund: Si t’i kërkosh shefit/es një rritje të vockël rroge

Me pak fjalë dhe mund: Si t’i kërkosh shefit/es një rritje

Një nga gjërat më të sikletshme që do t’iu duhet të bëni në jetën tuaj profesionale është t’i kërkoni shefit ose shefes një rritje rroge. Shumë prej nesh nuk janë komod me faktin që duhet të kërkojnë më shumë. Gratë madje nuk ndihen fare mire me të negociuarit. Të tjerë, thjesht nuk dinë si. Herët a vonë duhet nxënë.

Sigurimi i një rritjeje rroge është një hap themelor për një jetë të suksesshme financiarisht. Ndoshta nuk duken shumë tani, po në afatgjatë, ca para më shumë përkthehen në kursime më shumë. Duke marrë parasysh se shumica e rritjeve të rrogës funksionojnë në bazë përqindjeje, varet sa fiton aktualisht, për të gjetur sa do të marrësh shtesë. Me kalimin e viteve, rritjet do të jenë marxhinale e gjithnjë më të mëdha.

Si fillim, dokumentoni performancën tuaj. nëse jeni i pazëvendësueshëm për kompaninë për të cilën punoni, negociatat do të jenë shumë më të lehta. Përgatisni një listë arritjesh që të bindni mbikqyrësin tuaj që e meritoni rritjen e rogës. Tregojeni me prova, jo me fjalë.

Së dyti, vërini vetes një target. Për të negociouar si duhet, duhet t’i shkoni manaxherit në zyrë me një ofertë. Studioni tregun, kuptoni sa paguhen profesionistë të ngjashëm me ju dhe kërkoni aq sa mendoni ju se është e përshtatshme. Në vend të një page më të lartë, mund të kërkoni më shumë pushime, një pozicion më të mirë apo trajnime.

Praktikohuni. Mund të kërkoni ndihmën e një miku që të luajë rolin e shefit/es për t’u ndjerë më rehat në momentin që do të kërkoni vërtetë rritjen e pagës.

Me pak fjalë dhe mund: Si t’i kërkosh shefit/es një rritje

Përgatisni dhe terrenin me shefin/en. Ndonjëherë vendimi nuk ëshë tërësisht në duart e tij/saj dhe i duhet të marrë parasysh edhe faktorë të tjerë veç atij financiar. Gjërat nuk janë gjithmonë përsonale.

Gjithashtu duhet të keni parasysh të gjeni edhe momentin e duhur. Nëse keni mbledhje të përmuajshme për vlerësimin e performancës, aq më mirë. Nëse jo, lini një takim me mbikqyrësin tuaj për këtë qëllim. Evitoni ditët kur mund të jetë i zënë, prag një vendimi të rëndësishëm apo veprimtarish të ngjashme.

Po nëse thotë jo? Mos hiqni dorë. Si thamë më lart, mund të kërkoni përfitime të tjera, si më shumë pushime apo trajnime të paguara. Kërkoni kriticizëm konstruktiv dhe pyesni pse. Kur të kuptoni ç’duhet të realizoni, arrini atë që nevojitet dhe provoni sërish pas tre – gjashtë muajsh.

Nëse përpiqeni vazhdimisht duke arritur rezultate dhe kompania ju mohon kërkesat ose nëse ndiheni se nuk mund të zhvilloheni më shumë aty, ndoshta është momenti për t’u larguar. Kjo nuk duhet të jetë gjëja e parë që ju shkon në mendje nëse refuzoheni, por duhet pasur parasysh gjithsesi.

Burimi: Forbes

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb