
Jeta studentore është përjetim i dy botëve: njëra ku bën foto me kafe e libra dhe hashtag #studyvibes, dhe tjetra ku ke sy të fryrë dhe 18 faqe për të mësuar në 4 orë. E dimë që po lodheni çdo ditë me provimet që nuk mbarojnë, ndaj ja disa hile që s’janë magji, por funksionojnë vërtet.
1. Grupet e studimit
Nuk po themi të studioni me shoqen me të cilën gjithmonë përfundoni duke thënë: “Hë, po ta lemë për nesër?” Krijoni një grup ku secili di diçka që tjetri jo. Bëni “exchange” njohurish.
2. Çamçakëzi është më shumë se thjesht zakon
Disa studime tregojnë se përtypja e çamçakëzit të ndihmon të përqendrohesh. Veçanërisht në 20 minutat e para. Fun fact: truri e lidh përtypjen me “vëmendje”.
3. Ndrysho vendin ku mëson - shtëpia nuk është gjithmonë “tempulli i dijes”
Nëse s’ke më fuqi të shohësh murin përballë tavolinës, ndrysho pamjen. Bibliotekë, kafene e qetë, një stol në park - ndërrimi i vendit e ndihmon trurin të mos bllokohet.
4. Fol me zë të lartë
S’është çmenduri, është teknikë! Duke i përsëritur me zë të lartë informacionet, i memorizon shumë më shpejt. Kjo teknikë funksionon njësoj si t’ia shpjegosh dikujt tjetër (vetëm se “dikushi” je ti vetë).
5. Pini ujë, ju lutem - jo vetëm kafe
Uji është më i rëndësishëm se çfarëdo lëngu tjetër. E dimë që pini 3 kafe në orë, por truri do ujë për të funksionuar si duhet. Hidratimi ndihmon për përqendrimin dhe për të mos u ndjerë si të fikur gjatë testit.
Çokollata e zezë :)
Ka antioksidantë, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ju jep një “boost” përqendrimi. Mos u ndjeni fajtorë për një copë çokollatë të zezë përpara se të nisni të mësoni - truri do t’ju falënderojë.