School & Career

Njerëzit që vlerësojnë këtë gjë më shumë se paratë janë më të lumturit

Njerëzit që vlerësojnë këtë gjë më

Le të jemi realistë – shumica prej nesh duhet të punojnë. Por mënyra se si e vendosim punën në piedestal dhe si torturohemi duke punuar me orë të zgjatura është 100% zgjedhje personale. 

Një studim i publikuar nga Shoqata për Psikologjinë e Personalitetit dhe Shoqërisë zbuloi se njerëzit që vlerësojnë kohën e lirë më shumë se paranë ndihen më të përmbushur dhe më të kënaqur me jetën. Jepi kohës së lirë një vend më të rëndësishëm në jetën tënde dhe shiko se si do ndihesh!

Në studim morën pjesë mbi 4,600 persona dhe ndarja ishte pothuajse e barabartë: disa që donin më shumë para, disa që zgjidhnin kohën. Por ja ku vjen pjesa interesante: ata që zgjidhnin kohën ishin më të lumtur. 

Po pse ndodh kjo?

Me kalimin e moshës, njerëzit fillojnë të kuptojnë që koha është më e vlefshme se një rrogë e majme. Mund të kesh një llogari bankare të fryrë, por nëse je gjithmonë në zyrë, sa shpesh do kesh pasur mundësi të shijosh jetën?

Një nga autorët e studimit, profesorja e Harvard-it Ashley Whillans, thotë:

"Sa më shumë që rritemi, aq më shumë kërkojmë kuptime më të thella për jetën – dhe kjo rrallë herë lidhet me lekët."

Ajo këshillon: Edhe nëse heq dorë nga disa orë pune për të bërë diçka që të plotëson shpirtërisht, si për shembull punë vullnetare, efekti në lumturinë tënde është shumë më i madh.

E kemi bërë të gjithë gabimin

Edhe vetë Whillans, kur ishte më e re, zgjodhi paratë mbi kohën – "Puno fort tani që të shijosh më vonë", thoshte. Derisa një ditë u zgjua dhe pyeti veten:

“Çfarë kam bërë me jetën time?”

Një mesazh për të rinjtë që duan të punojnë fort tani për të pushuar më vonë - ndoshta nuk ia vlen të shpenzosh vitet më energjike duke u stresuar për rrogën e radhës.

E dini që shumë njerëz nuk i marrin të gjitha ditët e tyre të pushimit në vit? Po, vetëm sepse njerëzit ndihen fajtorë për të bërë pushim. Në një kohë kur stresi është epidemik, a nuk është kjo ironike?

“Kur je i konsumuar, nuk je produktiv, je i acaruar dhe as vetë nuk e di pse je nervoz gjithë kohës - merri pushimet – i ke fituar!”, – thotë Whillans.

Mos zgjidh gjithmonë ofertën që ka më shumë lekë – shiko edhe sa të mbetet për të jetuar.
Sepse në fund, asnjë njeri s’ka thënë ndonjëherë në shtratin e vdekjes: “Ah, sikur të kisha kaluar edhe një orë më shumë në Zoom.”

Burimi: Your Tango

 

REELS

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

A ndryshon rrugë për të evituar një grup burrash?

Pse Jeclaire Sunshield SPF 50+? Në një treg me produkte që premtojnë shumë, Jeclaire bën diferencën me mbrojtje të vërtetë, cilësi europiane (i aprovuar nga bordi i Dermatologëve Europian) dhe certifikim ISO BRUXEL. 🌞 Mbrojtje maksimale UVA/UVB - falë filtrave të avancuar të certifikuar. 💧 Hidratim i thellë me acid hialuronik për lëkurë të butë dhe pa tharje. 🦙 Qumështi i gomaricës - përbërës i rrallë, me veti qetësuese, ideal për lëkurë të ndjeshme. 🪶 Teksturë super e lehtë: efekt mat, pa yndyrë, pa zbardhje, përthithet menjëherë dhe nuk djeg sytë 🚫 Formulë pa parabene – më pak irritim, më shumë siguri. ✅ Dermatologjikisht i testuar. ✅ Ideal për përdorim të përditshëm, në çdo stinë. ✅ I përshtatshëm për çdo tip lëkure. 📌 Jeclaire Sunshield SPF 50+ është kremi që kombinon shkencën moderne me kujdesin e butë, për ata që kërkojnë mbrojtje të sigurt për lëkurën e tyre. @jeclaire.al @ledismile_estetike

Gruaja, burri 👀 apo vajzat që kërcejnë?

-60% ulje. 😍 Koleksioni SS ‘25 @replay . S’ka nevojë për shumë fjalë, thjesht shko dhe shopping të mbarë. 🛍️

Ana tjetër e koncerteve 🎶

People who value this more than money are the happiest

Njerëzit që vlerësojnë këtë gjë më

Let's be realistic - most of us have to work. But how we put work on a pedestal and torture ourselves by working long hours is 100% a personal choice. 

A study published by the Association for Personality and Social Psychology found that people who value free time more than money feel more fulfilled and satisfied with life. Give free time a more important place in your life and see how you feel!

The study involved over 4,600 people, and the split was almost even: some who wanted more money, some who chose time. But here's the interesting part: those who chose time were happier. 

So why does this happen?

As people get older, they start to realize that time is more valuable than a big paycheck. You may have a big bank account, but if you're always in the office, how often will you have the chance to enjoy life?

One of the study's authors, Harvard professor Ashley Whillans, says:

"The older we get, the more we seek deeper meanings in life – and that rarely has to do with money."

She advises: Even if you give up a few hours of work to do something that fulfills you spiritually, such as volunteer work, the effect on your happiness is much greater.

We made all the mistakes.

Even Whillans herself, when she was younger, chose money over time – "Work hard now so you can enjoy later," she would say. Until one day she woke up and asked herself:

"What have I done with my life?"

A message to young people who want to work hard now to rest later - maybe it's not worth spending your most energetic years stressing about the next paycheck.

Did you know that many people don't take all of their vacation days in a year? Yes, just because people feel guilty about taking a break. In a time when stress is epidemic, isn't that ironic?

"When you're exhausted, you're not productive, you're irritable, and you don't even know why you're irritable all the time - take a break - you've earned it!", says Whillans.

Don't always choose the offer that has the most money – also look at how much you have left to live.
Because in the end, no one has ever said on their deathbed: “Oh, if only I had spent one more hour on Zoom.”

Suggested articles:

Source: Your Tango

----njerezit-qe-vleresojne-kete-gje-me-shume-se-parate-jane-me-te-lumturit-i82803