Showbiz

Mbaroi zyrtarisht mes Romeos dhe Heidit

Mbaroi zyrtarisht mes Romeos dhe Heidit
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci/ Instagram

Pas shumë spekulimesh, ribashkimesh dhe heshtjeje publike, duket se historia mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit ka marrë fund. Dyshja, që prej kohësh janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuara të showbiz-it shqiptar, janë bërë unfollow në Instagram, një sinjal i qartë se raporti i tyre nuk është më ai i mëparshmi.

Vetëm në maj të këtij viti, Heidi dhe Romeo u panë sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe u rindoqën me njëri-tjetrin në rrjete sociale, duke ngritur dyshimet për një rikthim romantik. Por mesa duket, gjithçka është mbyllur sërish, dhe këtë herë, ndoshta përfundimisht.

Mbaroi zyrtarisht mes Romeos dhe Heidit

Mbaroi zyrtarisht mes Romeos dhe Heidit

Në një intervistë të dhënë në qershor të këtij viti në emisionin “Goca & Gra”, Heidi u shpreh hapur për gjendjen e saj emocionale dhe sentimentale, duke lënë të kuptohet se është në një periudhë të paqartë të jetës së saj.

“Situata ime është shumë e komplikuar. Kur t’i vendos gjërat në vijë, do ju përditësoj. Kjo situata ime është e ndërlikuar, kështu që kam konfuzion. S’e di”, – tha Heidi gjatë intervistës.

Romeo dhe Heidi nisën lidhjen e tyre gjatë “Big Brother VIP Albania 3”, ku publiku i pa të afrohen gradualisht e më pas të bëhen një ndër çiftet më të dashura të edicionit. Marrëdhënia e tyre ka kaluar nëpër ulje-ngritje të vazhdueshme, por gjithmonë kanë qenë në qendër të vëmendjes.

Mbaroi zyrtarisht mes Romeos dhe Heidit

Megjithëse deklaratat e Heidit muajin e kaluar lanë pak vend për shpresë, unfollow-i duket se tregon se këtë herë, romanca e tyre është mbyllur përfundimisht.

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

It's officially over between Romeo and Heidi

Mbaroi zyrtarisht mes Romeos dhe Heidit
Romeo Veshaj and Heidi Baci/ Instagram

After much speculation, reunions and public silence, it seems that the story between Romeo Veshaj and Heidi Baci has come to an end. The duo, who have long been one of the most commented couples in Albanian showbiz, have been unfollowed on Instagram, a clear signal that their relationship is no longer what it used to be.

It wasn't until May of this year that Heidi and Romeo were seen together again and rekindled their romance on social media, raising suspicions of a romantic reunion. But it seems that everything has been put on hold again, and this time, perhaps for good.

Mbaroi zyrtarisht mes Romeos dhe Heidit

Mbaroi zyrtarisht mes Romeos dhe Heidit

In an interview given in June of this year on the show "Goca & Gra", Heidi spoke openly about her emotional and sentimental state, hinting that she is in an unclear period of her life.

"My situation is very complicated. When I get things sorted out, I'll update you. This situation of mine is complicated, so I'm confused. I don't know," Heidi said during the interview.

Romeo and Heidi began their relationship during "Big Brother VIP Albania 3", where the audience saw them gradually grow closer and then become one of the most beloved couples of the edition. Their relationship has gone through constant ups and downs, but they have always been in the spotlight.

Mbaroi zyrtarisht mes Romeos dhe Heidit

Although Heidi's statements last month left little room for hope, the unfollow seems to indicate that this time, their romance is finally over.