Showbiz

Heidi s’ju përgjigjet dot se ç’ndodh me jetën e saj romantike, se as vetë s’e di

Heidi s’ju përgjigjet dot se ç’ndodh me jetën e saj
@heidibaci

Heidi Baci, e ftuar në “Goca & Gra”, foli ndër të tjera për jetën e saj sentimentale. Ajo u shpreh se është konfuze dhe se po përjeton një situatë të ndërlikuar në këtë aspekt.

“Situata ime është shumë e komplikuar. Kur t’i vendos gjërat në vijë, do ju përditësoj. Kjo situata ime është e ndërlikuar, kështu që kam konfuzion. S’e di”.

Moderatorja Kleoniki Delijorgji e pyeti gjithashtu nëse e njohim personin në fjalë, por Heidi nuk iu përgjigj, pasi as vetë nuk e di se ç’ndodh. Për më tepër, nuk do që marrëdhënia e saj të marrë sërish vëmendje mediatike.

Heidi s’ju përgjigjet dot se ç’ndodh me jetën e saj

Loredana ceku edhe lajmet virale për një romancë të mundshme mes Heidit dhe djalit me të cilin ishte me pushime. Heidi menjëherë sqaroi se ai djali, në fakt, është kushëriri që e ka si vëlla:

“Ai është kushëriri im, e kam si vëlla. Frenku do më vrasë pastaj se e ka shumë inat këtë gjë. Më tha: “Më fike, mos e bëj më!”. Madje, e kam publikuar edhe më parë Frenkun”.

Ajo tha gjithashtu se largimi i saj nga “Goca & Gra” ishte moment delikat nga ana emocionale dhe më mirë të largohej nga kamerat, pas eksperiencës së saj në “BBVA 4”.
 
“Nuk e ndieja veten mirë, doja të rrija me familjen time më shumë”, tha ajo, duke vijuar se i di prioritetet e saj. “Gjëja që kam më shumë frikë është të mos e humb veten time. Ka ca gjëra që s’i bëjmë dot”, u shpreh më tej Heidi.

Heidi ka qenë (ose edhe është) në një romancë me Romeo Veshajn, e cila nisi në "BBVA 3". Ata, që prej asaj kohe, u kthyen në një prej çifteve më të preferuar të publikut.

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!