
Liam Osmani, banori i ri që hyri iu bashkua reality show-t, është larguar menjëherë nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania 3”, pasi policia e shtetit ka dhënë një urdhër vendim për arrestimin e tij ditën e sotme.

Lajmi u komunikua pak minuta më parë me anë të një zarfi të kuq që hyri në shtëpi. Sipas deklaratës së policisë, Liam ka përvetësuar para disa vitesh 17 bileta turistike për në Gjermani, të cilat nuk i ka paguar.
View this post on Instagram
Ai është dënuar më 23.02.2022 për 2 vjet e 6 muaj për akuzën e “mashtrimit”.
Njoftimi i plotë:
Tiranë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, ndërsa ai ndodhej në shtëpinë e big brother vip 3.
Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.