
Rihanna dhe A$AP Rocky kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë dhe këtë herë është vajzë, një lajm që fansat dhe vetë çifti e kishin pritur prej kohësh. Vogëlushja quhet Rocki Irish Mayers dhe erdhi në jetë më 13 shtator. Emri është një zgjedhje e qartë, një homazh i ëmbël për babain e saj, A$AP Rocky, duke vazhduar gjithashtu traditën e emrave të familjes që fillojnë me shkronjën "R".
Lajmin e konfirmoi vetë Riri me një postim të ëmbël në Instagram, ku shfaqet duke mbajtur në krahë të porsalindurën, veshur me një kostum rozë.
“Rocki Irish Mayers, 13 shtator 2025”, shkroi ajo në mbishkrimin e postimit, duke lënë internetin të shpërthente nga emocionet.
View this post on Instagram
Rocki iu bashkua vëllezërve të saj, RZA Athelston Mayers dhe Riot Rose Mayers, që tashmë njihen si disa nga fëmijët më stil në botë, falë dy prindërve të tyre ikonikë. Dhe nuk është çudi që garderoba e Rocki-t të bëhet njësoj legjendare.
Thashethemet për gjininë e fëmijës nisën që muaj më parë. Gjatë premierës së filmit “Smurfs” në Bruksel, Rocky u pa duke mbajtur një lodër të Smurfette-s, duke e lënë të kuptohej se në rrugë ishte një vajzë.
Madje, në një bisedë me Entertainment Tonight, kur iu drejtua pyetja: “A është kjo vajza që keni pritur?”, Rocky u përgjigj me buzëqeshje: “Po, është.”
Në një intervistë për Elle, reperi rrëfeu se gjithmonë kishte dashur të bëhej baba goce:
“Shpresoj të jetë vajzë. Po lutemi për një vajzë. Herën e parë donim ta dinim gjininë, herën e dytë jo. Këtë herë donim ta zbulonim vetëm kur të vinte momenti. Dhe e ndiej që do jetë vajzë. Kjo shtatzëni është shumë ndryshe nga dy të parat.”
Fansat e Rihanna-s, të njohur si “Navy”, prej kohësh e kishin ndjerë se ky do ishte momenti i shumëpritur, ardhja e një vajze që do t’i kompletonte familjen. Tani, pritja mori fund.