
Miley Cyrus është rritur duke qenë në qendër të vëmendjes. Që në moshën 11-vjeçare, kur mori rolin e Hannah Montana-s, e deri më sot, kur konsiderohet një nga figurat më ikonike të skenës pop, jeta e saj ka qenë gjithmonë në sy të publikut. Sot, në moshën 32-vjeçare, këngëtarja rrëfen se për herë të parë po rimendon nëse dëshiron të vazhdojë të jetojë nën vëzhgimin e pandërprerë të publikut.
"Nuk kam bërë kurrë një pushim të vërtetë. Kështu që tani e pyes veten: a është kjo ende ajo që dua?", tha ajo.
Por njëkohësisht, ajo shtoi se jeton me idenë që një ditë mund të largohet nga dritat e skenës dhe kjo nuk e tremb aspak.
View this post on Instagram
Në një intervistë për CR Fashion Book, Miley rrëfeu:
“Natën e kaluar, teksa isha shtrirë në shtrat, mendova: ‘Uau... e kam nisur këtë udhëtim kur isha vetëm 11 vjeç dhe nuk jam ndalur që atëherë.’”
Ajo tregoi se nuk ka më dëshirë të kthehet në turne, pavarësisht mundësive të shumta.
“Strukturat që e rrethojnë një artist nuk janë të ndërtuara që të të mbrojnë emocionalisht apo fizikisht,” – thotë ajo.
View this post on Instagram
Sipas saj, të pasurit qetësi mendore dhe shpirtërore bëhet tepër e vështirë kur je vazhdimisht në lëvizje, nën presion, e lodhur dhe e shkëputur nga balanca mes jetës private e publike.
“Nuk kam frikë nga ideja e largimit nga qendra e vëmendjes. Nëse vjen ajo ditë, do të ndodhë sepse do ta kem vendosur vetë. Sepse gjithçka që po bëj tani, thjesht mund të mos ketë më rëndësi për mua.”