Health

Kujdes! Këto 7 gabime që bëni në mëngjes po “ju nxijnë” ditën!

Kujdes! Këto 7 gabime që bëni në mëngjes po “ju
Foto: iStock

Nëse çdo mëngjes zgjoheni me idenë se dita “s'po ecën”, ndoshta problemi s’është universi, por janë disa zakone të vogla që po i bëni gabim. Psikologët thonë se disa veprime që duken të pafajshme mund t’ju shkatërrojnë produktivitetin.

E shtyni alarmin për më vonë: E dimë: është tundimi më i madh i botës. Por kur bie sërish në gjumë, futesh në një cikël gjumi të ri, nga i cili trupi e ka shumë të vështirë të dalë. Rezultati? Zgjohesh më i lodhur se më parë.

Qëndroni në batanije: Jo, jo. Truri yt ka nevojë për sinjalin e qartë: “Dita filloi!”. Ngrihu dhe jepi trupit pak oksigjen.

Kontrolloni telefonin: Email-et, mesazhet, problemet e botës, nuk duhen në momentin që zgjohemi. As Instagram-i. Lëri 5-10 minuta të qeta, veç për ty.

E lini krevatin të parregulluar: Meqënëse do ktheheni sërish në mbrëmje ju mendoni se nuk keni përse ta rregulloni. Por, psikologët kanë zbuluar se kjo gjë lidhet me produktivitetin dhe organizmin tuaj gjatë ditës.

Pini kafe: Lajm i keq për kafedashësit! Trupi prodhon natyrshëm kortizol, i cili rregullon nivelin e energjisë, gjatë orës 8:00–9:00. Konsumoje kafenë pas orës 09:30 për efekt maksimal.

Bëheni gati në errësirë: Sa komode duket, aq problematike është. Errësira i thotë trupit se “ende është natë”, ndaj ti mbetesh gjysmë i përgjumur për shumë më gjatë. Hap perdet, ndiz dritat, sepse drita është alarmi më natyral.

S’keni një rutinë të qëndrueshme: Ruani një skemë automatike që do bëni sapo të zgjoheni, në mënyrë që energjinë për gjërat e paparashikuara ta ruani për më vonë. Sa më pak vendime në mëngjes, aq më shumë energji për pjesën tjetër të ditës.

Burimi: The Independent

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

Beware! These 7 mistakes you make in the morning are ruining your day!

Kujdes! Këto 7 gabime që bëni në mëngjes po “ju
Photo: iStock

If you wake up every morning with the idea that the day is "not going well," maybe the problem isn't the universe, but some small habits you're doing wrong. Psychologists say that some seemingly innocent actions can destroy your productivity.

Snooze your alarm:  We know: it's the biggest temptation in the world. But when you fall back asleep, you enter a new sleep cycle that your body has a hard time getting out of. The result? You wake up more tired than before.

Stay on the blanket: No, no. Your brain needs the clear signal: “The day has begun!” Get up and give your body some oxygen.

Check your phone: Emails, texts, worldly problems, you don't need them the moment you wake up. Neither does Instagram. Leave 5-10 quiet minutes, just for you.

You leave your bed unmade: Since you'll be back in the evening, you may think you don't have to make it. But psychologists have discovered that this is linked to your productivity and your body during the day.

Drink coffee: Bad news for coffee lovers! The body naturally produces cortisol, which regulates energy levels, between 8:00 and 9:00 a.m. Consume coffee after 9:30 a.m. for maximum effect.

Get ready in the dark: As comfortable as it may seem, it's problematic. Darkness tells your body that "it's still night," so you stay half-asleep for much longer. Open the curtains, turn on the lights, because light is the most natural alarm.

You don't have a consistent routine: Maintain an automatic schedule that you will do as soon as you wake up, so that you can save energy for unforeseen things for later. The fewer decisions in the morning, the more energy for the rest of the day.

Source: The Independent