
Një grua po bënte thjesht një vizitë të këndshme me bashkëshortin në Disney World, derisa u përball me një situatë që askush nuk e priste në “vendin më të lumtur në botë”.
Nicole Arena ndau përmes një videoje në TikTok përvojën e saj jo dhe aq të magjishme në Disney. Ajo tregoi se ishte veshur me një palë streçe dhe reçipeta sportive – një kombinim që shumica prej nesh e kanë veshur për palestër, për ecje në park apo për të dalë për kafe. Por në Disney? Mesa duket jo.
Në videon e saj, Nicole postoi një selfie me partnerin e saj në parkun Epcot, ku shkruante:
“Isha aq e lumtur sa nuk e kuptova që isha ‘e veshur në mënyrë të papërshtatshme’ dhe më detyruan të blija një bluzë 45 dollarëshe, ndryshe nuk mund të hipja në një lodër për të cilën prisja prej një ore.”
Në një video tjetër, ajo tregoi se çfarë kishte veshur saktësisht, duke shtuar:
“Sinqerisht, nuk e mendova fare që mund të kishte ndonjë problem.”
Nicole theksoi se e vetmja gjë që kishte në dukje ishte barku dhe krahët. “Po reagonin sikur të isha zhveshur fare!”, tha ajo.
Por në komentet e rrjeteve sociale, mendimet ishin të ndara. Një pjesë ishin në krah të Disney-t dhe e konsideruan veshjen e saj të papërshtatshme për një ambient familjar. Komentuesit shkruanin:
“Është reçipetë, jo bluzë. Normal që nuk është për në park familjar. Ejani në vete pak.”
“Disney dhe palestra janë dy gjëra krejt të ndryshme. Reçipeta është për poshtë, jo për përballë fëmijëve.”
“Nuk shikon kodin e veshjes para se të shkosh diku? E di që është vapë, por ama nuk je në plazh.”
Ndërsa disa të tjerë u treguan më të mirëkuptueshëm:
“Unë jam një nga ata që e duan Disney-n. Nuk e dije rregullin dhe kjo është OK. Është më ndryshe nga parqet e tjera.”
“Vërtet është veshje normale për në palestër, por Disney ka rregullat e veta. Megjithatë, shpresoj të jesh kënaqur gjithsesi.”
Mendimi yt? E tepruan punonjësit e Disney-t apo duhet të jemi më të kujdesshme ku shkojmë e çfarë veshim?