Lifestyle

Kjo është fjala e vitit 2025, sipas Universitetit të Oksfordit

Kjo është fjala e vitit 2025, sipas Universitetit të Oksfordit

Lajm i mirë për ata që u rritet presioni i gjakut ndërsa lexojnë lajmet online: botuesi i Fjalorit Anglisht të Oksfordit ka shpallur Fjalën e Vitit 2025 “rage bait”!
 
Sipas analizës së Oxford University Press, përdorimi i këtij termi është trefishuar gjatë 12 muajve të fundit.
 
Ai përkufizohet si “përmbajtje online e krijuar qëllimisht për të nxitur zemërim ose indinjatë nga një situatë provokuese ose fyese për njerëzit në rrjetet sociale”.
 
Casper Grathwohl, presidenti i Oxford Languages, tha se vetë ekzistenca e këtij termi tregon se njerëzit po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për “taktikat manipuluese” që përdoren për të kapur vëmendjen e tyre online.

“Dikur, interneti përqendrohej në tërheqjen e vëmendjes duke ngjallur kureshtje në këmbim të klikimeve, por tani kemi parë një ndryshim dramatik: ai po rrëmben dhe ndikon emocionet tona, si dhe mënyrën se si reagojmë. Duket si zhvillimi natyral në një debat të vazhdueshëm për atë çfarë do të thotë të jesh njeri në një botë të drejtuar nga teknologjia dhe ekstremet e kulturës online.”

Ai tha se, teksa zgjedhja e vitit të kaluar, “brain rot” (kalbje truri) përshkruante lodhjen mendore nga shfletimi i pafund, ‘rage bait’ hedh dritë mbi përmbajtjen që krijohet posaçërisht për të nxitur zemërim dhe për të gjeneruar klikime”.

Të dyja së bashku, tha Grathwohl, “formojnë një cikël të fuqishëm ku zemërimi nxit angazhim, algoritmet e amplifikojnë atë dhe ekspozimi i vazhdueshëm na lë të rraskapitur mendërisht. Këto fjalë nuk përshkruajnë thjesht trende; ato zbulojnë se si platformat digjitale po riformësojnë mënyrën tonë të të menduarit dhe sjelljen”.

Ndërsa termi po njihet në vitin 2025, Oxford University Press tha se “rage bait” ka qenë i pranishëm që pas fillimit të mijëvjeçarit. Ai është përdorur për herë të parë online në një postim në Usenet në vitin 2002, për të përshkruar reagimin e një shoferi që nxehet kur një tjetër i ndez dritat për ta lënë të kalojë, duke prezantuar idenë e provokimit të qëllimshëm.
 
Më pas, termi evoluoi në zhargon të internetit që “përshkruan postime virale, shpesh për të kritikuar të tëra rrjete përmbajtjeje që përcaktojnë çfarë publikohet online, si platformat, krijuesit dhe trendet”.

REELS

Let the magic begin 🪄🎄 Anabel Advent Calendar ka çdo ditë një surprizë, deri në prag të 2026! 🎅🤫

Dafina Zeqiri i jep lamtumirën e fundit Shpat Kasapit

- Ne e quajmë shportë

Kjo super fshesë nga @smartentry_al bën atë që ti s’ke durim ta bësh: pastron + than + lë gjithçka perfekt, në një lëvizje ✨ Pa zhurmë, pa mundim, pa siklet 👌🏻

Rizo Velovic, shqiptari i parë🇦🇱 në Survivor

Ka një surprizë për ju! Ndiqni videon deri në fund dhe zbulojeni. Spoiler: Oferta “Black Friday Dare Devil” vlen deri më 30 nëntor ndaj nxitoni 🚴‍♀️ @sunride.al

Ka një surprizë për ju! Ndiqni videon deri në fund dhe zbulojeni. Spoiler: Oferta “Black Friday Dare Devil” vlen deri më 30 nëntor ndaj nxitoni 🚴‍♀️ @sunride.al

Postimi i Selvijes për Shpatin 😭

U prehsh në paqe, Shpat! 🪽

🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥