Metropolitan

Ç’ndodhi? Granit Xhaka shprehet tejet i befasur nga pritja aspak miqësore që iu bë në Kosovë

Ç’ndodhi? Granit Xhaka shprehet tejet i befasur nga pritja aspak

Granit Xhaka është shprehur tejet i befasuar nga pritja armiqësore që iu bë në Kosovë, në ndeshjen Kosovë-Zvicër, e cila përfundoi 1-1. Sa herë që Xhaka prekte topin, disa tifozë nga tribuna e Kosovës fërshëllenin, duke shprehur pakënaqësi.

Mesfushori shqiptar, i cili luan me kombëtaren e Zvicrës, u shpreh se e gjithë situata i dhembi, por duhet të përqendrohej te loja:

“Jam i befasuar është gjëja e fundit që kam pritur, veçanërisht këtu në shtëpi. Dhemb, por më duhet ta pranoj. Mundohem të përqendrohem vetëm në futboll. Për fat të keq, është pjesë e lojës. Kjo nuk është hera e parë, jam fërshëllyer edhe nga 60 mijë njerëz dhe jam rikthyer sërish. Gjithnjë kam pasur përkrahjen e tifozëve të Zvicrës, pavarësisht nëse kemi luajtur në shtëpi apo në transfertë”, deklaroi i zhgënjyer Xhaka.

Por, ç’ndodhi dhe pse Xhaka u prit në këtë mënyrë?

Fillimisht, ndeshja e mbajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, nisi si zakonisht, por mori një kthesë të papritur me fërshëllimat kundër Xhakës. Një pjesë e tifozëve të Kosovës, madje, u largua nga stadiumi, pas prezencës së futbollistit. Pakënaqësia ndaj tij u ngrit për shkak të një deklarate që Xhaka bëri, referuar futbollistëve që zgjodhën të përfaqësojnë Kosovën dhe jo Zvicrën. Bëhet fjalë për për vendimin e Leon Avdullahun dhe Albian Hajdarin, vendimi i të cilëve u diskutua nga Xhaka në një intervistë për “Blick”.

Ç’tha Graniti?

“Lojtarë me kualitetet e tyre janë përfundimisht diçka që nuk dëshiron të heqësh dorë. Nga perspektiva e tyre, çështja është të jenë në gjendje të vlerësojnë statusin e tyre”, u shpreh fillimisht mesfushori.

Më tej, shtoi:

“A do t’ia dilnin të siguronin një pozitë të rregullt startuese te përfaqësuesja e Zvicrës në tri apo katër vjetët e ardhshme? Do ta vija në dyshim këtë, duke marrë për bazë se kush nuk po luan për ne momentalisht, por është më përpara në karrierën e tyre. Ardon Jashari ishte me ne për tri vjet dhe ka bërë katër paraqitje. A është Leoni më përpara se Ardoni? Nuk mendoj kështu. Por ai është një djalë i mirë, përndryshe nuk do të luante çdo ndeshje për Hoffenheim-in. Ndoshta i ka munguar pak durimi në lidhje me Zvicrën. Por në fund të fundit, është vendim i tyre që të luajnë për Kosovën, që tani po luan në nivel shumë të lartë”.

Komentet e Xhakës nxehën tifozët, të cilët fërshëllenin sa herë kapiteni i Zvicrës preku topin. Më tej, pati edhe një debat mes tyre, i cili për fat të mirë, nuk shkoi më tej, pas ndërhyrjes së stafit të sigurisë, për të qetësuar situatën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Megjithatë, kudo në rrjetet sociale po shprehet një mbështetje e madhe karshi Xhakës. Në një postim të publikuar nga Blendi Fejvziu, njerëzit kanë shprehur keqardhje për gjestin, duke e cilësuar si turp dhe mosmirënjohje sjelljen e tifozëve.

REELS

Dua dikë të tillë në jetën time 😭

Ah sikur!

Governors Award 2025 🤩

Dakord?

😼

Diana VS Camilla 😂

Fundjavë të këndshme ju uroj!

Ne familjen tuaj si funksionon 😼

Cynthia Erivo ndërhyri gjatë premierës së “Wicked: For Good” në Singapor, pasi një fans kaloi sigurinë dhe e përqafoi Ariana Grande-n pa aprovim. Ngjarja ndodhi në tapetin e gjelbër, teksa Grande po pozonte për median. Erivo u vendos mes saj dhe fansit, përpara se stafi i sigurisë ta largonte. As Grande dhe as organizatorët nuk kanë dhënë një reagim zyrtar.

Si 🍷 dhe ky