
Në premierën e sezonit 7-të të "The Kardashians", Kim Kardashian nuk i mbajti gjërat për vete. Ajo u shpreh hapur për marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin Kanye West dhe për sfidat që kaloi pas ndarjes.
“Që kur u divorcuam, gjithmonë ndihesha keq për të, e mbroja dhe doja ta ndihmoja,” tha Kim, duke treguar se gjatë martesës së tyre 7-vjeçare shpesh ndjente atë që ajo e përshkruan si një lloj Sindrome Stokholmi.
Kim dhe Kanye u martuan në vitin 2014 dhe kanë katër fëmijë: North, 12 vjeç, Saint, 9, Chicago, 7 dhe Psalm, 6.
Në një bisedë të hapur, ajo tregoi se pas divorcit sërish ka pasur stres dhe problemet e lëkurës i janë rikthyer.
“Më duhet të mbroj vazhdimisht atë që duhet të mbroj. Fëmijët e mi janë prioriteti im kryesor,” tha ajo.
Kim shpjegoi se kur sheh sjellje të çrregullta nga Kanye, mendja e saj shkon tek fëmijët:
“Të tjerët mund ta përballojnë, por unë duhet të mbroj të vegjlit e mi.”
Ajo shtoi se nuk është e vërtetë që thjesht mund të largohet dhe të mos merret më me Kanye-n.
“Ky nuk është realiteti im. Ne kemi katër fëmijë bashkë. Është shumë e ndërlikuar… Është divorc, jo rrëmbim.”
Kim nuk po i fsheh më emocionet. “Është kaq e trishtueshme,” tha ajo për gjendjen aktuale me Kanye-n.