
Kim Cattrall vazhdon të trazojë ujërat pas shfaqjes së shumëpërfolur në serialin “And just like that”, një serial i bazuar te “Sex and the City”.
Aktorja 66-vjeçare u tall me faktin që ajo refuzoi të shfaqej në një film të tretë pasi shkrimtari Evan Ross Katz bëri një shaka për situatën.
“Kim Cattrall pasi lexoi skenarin e SEX AND THE CITY 3”, shkroi Katz në Twitter së bashku me një foto të Shakira-s në Javën e Modës në Paris me një pallto me shronjat “JO”.

Ylli i "How I Met Your Father" i kënaqi përdoruesit online teksa reagoi ndaj komentit duke shkruar: "Ha!!!"
"E dua përgjigjen tuaj," shkroi një person. “Ikonike,” tha një tjetër.
Kim Cattrall, e cila luajti personazhin e Samantha Jones, u përfol së tepërmi kur refuzoi të shfaqej në një film të tretë të “Sex and the City”.
Ajo kishte luajtur më parë së bashku me Sarah Jessica Parker, Kristin Davis dhe Cynthia Nixon në "Sex and the City" të vitit 2008 dhe në "Sex and the City 2" të vitit 2010.
Megjithatë, aktorja surprizoi fansat pasi konfirmoi se do të shfaqet (shkurtimisht) në sezonin e dytë të “And Just Like That”.