Metropolitan

Khëm-khëm, Gigi dhe Leo nuk i kanë dhënë fund raportit, thjesht po e marrin me terezi

Khëm-khëm, Gigi dhe Leo nuk i kanë dhënë fund raportit,
Getty Images

Gigi dhe Leo patën disa takime romantike në vjeshtën e vitit 2022, u diskutuan pa fund, më pas, krejt papritur Leo u pa duke dalë me modelen 23-vjeçare, Victoria Lamas, nëpër club-e, darka e jahte.
 
Por, sipas një burimi për “Entertainment Tonight”, Leo dhe Gigi s’i kanë dhënë fund raportit të tyre, thjesht po e marrin ca me terezi, sepse fundja, nuk janë një çift ekskluziv.

“Leo dhe Gigi kanë shijuar kohën e tyre së bashku kur janë në gjendje të takohen, por kur janë të zënë me angazhime të ndryshme, ata thjesht bëjnë gjërat e tyre”, tha burimi. “Ata kanë respekt për njëri-tjetrin dhe janë duke parë se ku do të shkojnë gjërat”.

Burimi shtoi edhe se Gigi ndihet e balancuar, e lumtur dhe po e përqendron vëmendjen dhe energjinë e saj te karriera dhe vajza. “Prioritetet e saj kryesore janë vajza dhe ruajtja e qetësisë dhe pozitivitetit”.
 
Nga ana tjetër, DiCaprio vijon të argëtohet dhe po i jep rëndësi punës, karrierës, si dhe kohës argëtuese me miqtë e tij.

Nga mesi i dhjetorit, aktori 48-vjeçar u fotografua duke dalë nga “The Birds Streets Club” në Los Angeles me një grup miqsh dhe në shoqërinë e modeles Victoria Lamas, me të cilën u takua më pas në makinë. Asokohe u tha se nuk kishte asgjë mes tyre, ishin vetëm miq, por babai i Victoria-s, aktori Lorenzo Lamas, tërthorazi e konfirmoi se dyshja po dilnin bashkë.

Lorenzo tha se e bija ishte shumë e lumtur dhe se këshilla e tij ishte që ta trajtonte raportin me DiCaprio si një festë, thjesht ta shijonte për aq kohë sa zgjat.

“Trajtoje lidhjen si një festë, thjesht shijoje aq sa mundesh, për aq sa zgjat. E nëse zgjat më tepër se një festë tipike, shkëlqyeshëm, nëse jo, ruaje zemrën tënde”. Megjithatë, Lorenzo e saktësoi se nuk janë në një lidhje serioze.

Në këtë pikë, askush nuk është në një lidhje serioze.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!

@sunride.al bën 2 vjeç dhe në këtë ditëlindje vjen me shumë oferta dhe argëtim pa fund.

Një brand shumë ndryshe vjen për herë të parë në Shqipëri! @skin.care.albania

Prindërit më kanë krahasur gjithmonë me kushërirat, ndaj s’ndihem kurrë sikur bëj mjaftueshëm.

Si do reagonit po të merrnit një propozim të tillë? 🤨

Për të gjithë prindërit e rinj – @mamushe.co mendon për ju! Regjistrohuni brenda muajit Tetor dhe përfitoni 30% ulje. Kush tha që të bëhesh prind nuk vjen me përfitime?

Për ç’po flasin?

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Me datë 22 Tetor, Ladies Night me “Regretting You” në @cineplexx_albania . Majde një ditë para premierës së tij zyrtare! Shihemi atje :)

Anyway, Gigi and Leo haven't stopped dating, they're just taking it slow

Khëm-khëm, Gigi dhe Leo nuk i kanë dhënë fund raportit,
Getty Images

Gigi and Leo had a couple of romantic dates in the fall of 2022, talked endlessly, then, all of a sudden, Leo was seen going out with 23-year-old model Victoria Lamas to clubs, dinners and yachts.
 
But, according to a source for "Entertainment Tonight", Leo and Gigi have not ended their relationship, they are just taking it a bit more seriously, because after all, they are not an exclusive couple.

"Leo and Gigi have been enjoying their time together when they're able to meet, but when they're busy with different commitments, they just do their own thing," the source said. "They have respect for each other and are seeing where things will go."

The source also added that Gigi feels balanced, happy and is focusing her attention and energy on her career and daughter. "Her main priorities are her daughter and maintaining calm and positivity."
 
On the other hand, DiCaprio continues to have fun and is giving importance to work, career, and fun time with his friends.

In mid-December, the 48-year-old actor was photographed leaving The Birds Streets Club in Los Angeles with a group of friends and in the company of model Victoria Lamas, whom he later met in a car. At the time it was said that there was nothing between them, they were just friends, but Victoria's father, actor Lorenzo Lamas, indirectly confirmed that the pair were dating.

Lorenzo said that his daughter was very happy and that his advice was to treat the relationship with DiCaprio as a party, just enjoy it while it lasts.

"Treat the relationship like a party, just enjoy it as much as you can, while it lasts. And if it lasts longer than a typical holiday, great, if not, save your heart." However, Lorenzo clarified that they are not in a serious relationship.

At this point, no one is in a serious relationship.

Suggested articles: