Një pamje e bukur nga zyra është gjithmonë qetësuese, por tani një studim i ri thotë se është thelbësore për shëndetin e përgjithshëm dhe gjumin e mirë natën.
Studiuesit zbuluan, se njerëzit që punonin në zyra pa dhoma kishin gjumë më të çrregullt, se ata që kishin akses ndaj dritës së diellit.
Në fakt, një zyrë pa dritare largon 46 minuta nga gjumi juaj. Si rezultat, akademikët kërkojnë ndryshime në mënyrën se si janë ndërtuar zyrat.
“Ne sugjerojmë që dizajni arkitekturor duhet të vërë theksin në ekspozimin e sa më shumë punëtorëve në dritën e diellit, në mënyrë që të promovohet shëndeti dhe mirëqënia” tha Dr. Ivy Cheung nga Departamenti i Neurologjisë në Northwestern University, Chicago.
Drita natyrale e diellit është e rëndësishme pasi ndikon në ritmin e orës biologjike, që na dikton zakonet e fjetjes dhe zgjimit.
Më shumë dritë sjell edhe një stil më të shëndetshëm jetese, pasi më shumë njerëz ushtroheshin fizikisht, pas një nate me gjumë të rehatshëm e mjaftueshëm.
Burimi: Telegraph