Relationships

Katër faktorët që çojnë çdo çift drejt ndarjes, sipas ekspertit

Katër faktorët që çojnë çdo çift drejt

Të gjithë zihemi herë pas here, por mënyra si përballemi me çdo debat na dallon nga njëri-tjetri. Reagimet tona në një konflikt tregojnë shumë edhe për të ardhmen e marrëdhënies. Profesori i psikologjisë dhe studiues i njohur i marrëdhënieve njerëzore dhe martesës, John Gottman, pas 40 vitesh eksperiencë, ka arritur në përfundimin se ka 4 faktorë që mund të çojnë çdo marrëdhënie drejt ndarjes.

Kritikat e vazhdueshme

Të gjithë ndonjëherë shprehim pakënaqësi për të metat e partnerit apo për diçka që na shqetëson. Problemi fillon kur ankesat kalojnë në kritikë të hapur. Është ndryshe të përqendrohesh te problemi dhe ndryshe të fajësosh personin tjetër. Kritika e vazhdueshme mund të bëhet një “litar” që shtrëngon marrëdhënien deri në këputje.

Mbrojtja e vazhdueshme

Shumica prej nesh, kur na tregojnë një gabim tonin, instinktivisht përpiqemi ta mohojmë ose të mbrohemi. Por nëse kjo bëhet mënyrë e vazhdueshme e reagimit, marrëdhënia nuk ka shumë shanse të mbijetojë. Kur një person mbron gjithmonë veten dhe nuk vetëpërmirësohet, patjetër që do mërzisë palën tjetër dhe do e detyrojë të marrë vendime drastike, si ndarja.

Përbuzja

Të gjithë kemi momente zemërimi dhe tensioni, por kur ky zemërim kthehet në përbuzje për partnerin, tregon se diçka shumë serioze po ndodh. Nënvlerësimi i personit tjetër dhe nënçmimi i sjelljes është oguri më i keq për një marrëdhënie.  Sipas hulumtimit të Gottman, është shkaku më serioz i divorcit. Qoftë e shprehur me fjalë apo me sjellje, synon të bëjë një person të ndihet inferior ndaj tjetrit, gjë që nuk mund të konsiderohet e shëndetshme për asnjë marrëdhënie.

Apatia

Ose e njohur ndryshe si “strategjia e shmangies së konfliktit”, e cila kur ndodh tregon se fundi është shumë afër. Apatia ndodh kur njëri nga dy partnerët qëndron i palëvizur dhe pa fjalë (si një mur) përballë një debati tjetër. Apatia tregon shkëputjen e plotë të një personi, refuzimin dhe distancimin nga marrëdhënia dhe partneri. Mund të jetë për shkak të negativitetit të vazhdueshëm të personit tjetër ose faktit që ata nuk kujdesen më për të ardhmen e marrëdhënies. Sipas të dhënave të profesorit, meshkujt kanë më shumë gjasa ta përvetësojnë këtë sjellje.

Burimi: Marie Claire

REELS

Do të ndihesh skin-tastike?💖 E po, lëkura jote meriton pushime po aq sa ti! 😍Prandaj mos i humb ofertat e @skiniqclinique këtë gusht: ✨ Epilim me lazer Clarity II – 30% ulje ✨ Paketa me 6 seanca – 50% ulje 🌞 Gushti është për lëkurë të butë, jo për brisqe!

Babai i Dua Lipës i bashkohet asaj në skenën e Sunny Hill

“Ishte një prank, para se të nxjerrim këngën,” tha Stresi në një video të publikuar në story, duke sqaruar “prapaskenat” e kësaj puthjeje.

Sidomos ju që bëni overthinking 🫸🏻

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua! Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t'ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë,” tha presidentja e Kosovës.

Shoqja xheloze i shkatërroi fytyrën: Historia e aktores meksikane, Lyn May

Jam e bindur që s’ka nevojë për përkthim 🫠

Familja dhe mijëra fansa i japin lamtumirën e fundit Ozzy Osbourne në qytetin e tij, Birmingham.

📍Napoli Kjo puthje (le të themi) ishte thjesht profesionale. Irina dhe Michele po xhironin një fushatë të re për Dolce & Gabbana. Pra, po, Michele vazhdon të jetë single! 👀

Një ftesë për të gjithë çiftet që po mendojnë të bëhen prindër. mamushe.co ju fton në një klasë të sinqertë dhe të dobishme për: ✨ Kohën e duhur për shtatzëni 🩺 Fertilitetin & shëndetin e çiftit 🧠 Përgatitjen emocionale 🥦 Stilin e jetesës për një shtatzëni të shëndetshme Sepse prindërimi i mirë fillon para testit pozitiv

The four factors that lead every couple to separation, according to an expert

Katër faktorët që çojnë çdo çift drejt

We all fight from time to time, but the way we deal with each argument sets us apart. Our reactions to a conflict also say a lot about the future of the relationship. Psychology professor and renowned researcher of human relationships and marriage, John Gottman, after 40 years of experience, has concluded that there are 4 factors that can lead any relationship to separation.

Constant criticism

We all sometimes express dissatisfaction with our partner's shortcomings or something that bothers us. The problem begins when complaints turn into open criticism. It is one thing to focus on the problem and another to blame the other person. Constant criticism can become a “rope” that tightens the relationship to the point of rupture.

Continuous protection

Most of us, when we are told about our mistakes, instinctively try to deny it or defend ourselves. But if this becomes a constant way of reacting, the relationship has little chance of surviving. When one person is always defending themselves and not improving themselves, it will definitely upset the other person and force them to make drastic decisions, such as breaking up.

Contempt

We all have moments of anger and tension, but when that anger turns into contempt for our partner, it indicates that something very serious is going on. Underestimating the other person and belittling behavior is the worst omen for a relationship. According to Gottman's research, it is the most serious cause of divorce. Whether expressed in words or behavior, it aims to make one person feel inferior to the other, which cannot be considered healthy for any relationship.

APATHY

Or otherwise known as the “conflict avoidance strategy,” which when it occurs indicates that the end is very close. Apathy occurs when one of the two partners stands still and speechless (like a wall) in the face of another argument. Apathy indicates a person’s complete detachment, rejection, and distancing from the relationship and partner. It may be due to the other person’s constant negativity or the fact that they no longer care about the future of the relationship. According to the professor’s data, men are more likely to adopt this behavior.

Source: Marie Claire

----kater-faktoret-qe-cojne-cdo-cift-drejt-ndarjes-sipas-ekspertit