
A e dije se ekzistojnë një sërë ushqimesh që mund të ndikojnë pozitivisht në jetën tënde seksuale?
Aktiviteti seksual lidhet ngushtë me ndjesinë e shëndetit fizik dhe emocional, ndaj nuk është për t’u habitur që ushqimet që konsumon mund të luajnë një rol në përmirësimin e jetës seksuale. Përpos çdo përfitimi, një dietë e mirë ushqyese mund të rrisë dëshirën seksuale.
Ja një listë me shtatë ushqime të pasura me lëndë ushqyese që mund të rrisin libidon dhe njëkohësisht të përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm.
1. Gocat e detit

Ato janë të pasura me zink, një mineral që rrit qarkullimin e gjakut dhe ndihmon rrjedhjen e gjakut drejt organeve seksuale. Zinku është veçanërisht i rëndësishëm për fertilitetin mashkullor, pasi ndihmon në rregullimin e niveleve të testosteronit.
Nëse nuk i pëlqen molusqet, mund të provosh karavidhe ose gaforre, pasi edhe këto lloje të butakëve janë shumë të pasura me këtë mineral.
2. Lloje të ndryshme të mishrave

Mishi i viçit, pulës dhe derrit përmban përbërës që ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, si: L-arginina, L-karnitina, zinku.
Qarkullimi i mirë i gjakut është thelbësor për reagimin seksual. Por, duhet mbajtur parasysh se konsumimi i tepruar i mishit të kuq mund të dëmtojë shëndetin e zemrës.
3. Peshku

Peshqit yndyrorë si salmoni, sardelja dhe toni janë të pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat janë shumë të dobishme për shëndetin e zemrës. Omega-3 nxit qarkullim të shëndetshëm të gjakut në të gjithë trupin dhe ul rrezikun e sëmundjeve që ndikojnë negativisht në funksionin seksual.
4. Arrat dhe farat

Në vend të ëmbëlsirave, provo të konsumosh një grusht arra dhe fara.Arrat dhe bajamet janë të pasura me zink, ndërsa shumë fara të tjera përmbajnë L-argininë, e cila ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.
Provo: arra, fara kungulli, fara luledielli, lajthi, kikirikë.
5. Mollët

Antioksidantët e quajtur flavonoide ndihmojnë në kontrollin e presionit të lartë të gjakut. Presioni i lartë mund të çojë në probleme të funksionit seksual, pasi dëmtimi i enëve të gjakut pengon rrjedhjen e gjakut drejt organeve gjenitale.
Mollët janë të pasura me një përbërës të quajtur kuercetinë, e cila, sipas studimeve, mund të ulë presionin e gjakut.
Disa ushqime të tjera të pasura me flavonoide janë: Luleshtrydhet, boronicat, qershitë e agrumet.
6. Panxhari

Panxhari është i pasur me antioksidantë dhe vitamina, duke e bërë një shtesë të shëndetshme në çdo dietë. Ai përmban gjithashtu nitrate natyrale, të cilat zgjerojnë enët e gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin.
Kjo ndihmon kontraktimin e muskujve, ndaj disa sportistë përdorin nitrate për të rritur performancën fizike.
7. Vera e kuqe

Ashtu si mollët, vera e kuqe përmban kuercetinë, një antioksidant që ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.
Një studim i vitit 2009 me 798 gra zbuloi se konsumimi i rregullt dhe i moderuar i verës së kuqe lidhej me dëshirë seksuale më të lartë, lubrifikim më të mirë dhe funksionim seksual më të mirë në përgjithësi.
Megjithatë, konsumimi i tepruar i alkoolit mund të ketë efekt të kundërt dhe të çojë në probleme seksuale.




