Relationships

5 sekrete të vogla që e bëjnë një lidhje të zgjasë

5 sekrete të vogla që e bëjnë një lidhje të
Foto: angel_fb/ Pinterest

Sado klishe mund të të tingëllojë, përpara se t'i futesh një marrëdhënieje sigurohu të punosh me veten. Kjo, jo domosdoshmërisht lidhet me të pasurit një profesion të mirë prej të cilit arrin të sigurosh të ardhura të konsiderueshme. Sa më mirë ta njohësh veten dhe kufijtë e tu, aq më qartë do të dish çfarë meriton dhe çfarë nuk duhet të tolerosh, si nga vetja, ashtu edhe nga partneri/ja yt/e.

Ja pesë sjellje të cilat do të të kursejnë shumë strese, gjatë situatave të pakëndshme në martesë.

1. Kupto për çfarë je përgjegjës

Nëse partneri/ja yt/e nuk ndihet i/e plotësuar për arsye të ndryshme, është e rëndësishme të kuptosh se kjo nuk është automatikisht përgjegjësia jote. Sidomos në fillim të një marrëdhënieje, shpesh lind dëshira për të qenë personi që rregullon gjithçka dhe që i jep zgjidhje çdo shqetësimi të tjetrit. Por, duhet ta kesh të qartë se kjo nuk është domosdoshmërisht detyra jote. Mos lejo që ndjenja e fajit të të rëndojë për gjëra që i përkasin më shumë botës së brendshme të partnerit/es dhe që nuk janë nën kontrollin tënd.

2. Qëndroji besnik/e interesave të tua

Mjafton të kem atë dhe jam i/e lumtur!

Ky është një ndër efektet që marrëdhëniet kanë. Të izolojnë brenda një zone rehatie, aq sa për një arsye apo një tjetër zgjedhim të mos e rrezikojmë atë për asgjë në botë. Është e rëndësishme të mos harrosh hobit e tua, fundja edhe përpara se të lidheshe ato ishin të vetmet që të motivonin.

3. Ji i vetëdijshëm për nevojat e tua dhe mos hezito t’i kërkosh ato

Nëse partneri/ja plotëson një pjesë të mirë të nevojave të tua atëherë urime, por hera-herës është e nevojshme që këtë t'ia mundësoni vetë vetes suaj. Kur nevojat e tua plotësohen, ndjenja e kënaqësisë në marrëdhënie rritet dhe gjithçka duket sikur funksionon më së miri.

4. Mëso të thuash e dëgjosh fjalën "jo"

Ka shumë mënyra për ta refuzuar një kërkesë të partnerit/es pa qenë i/e pasjellshme. Por, të njëjtin mirëkuptim duhet të tregosh edhe kur të marrësh një "jo" të sjellshme prej tij/saj.

5. Mos ki frikë të tregosh ndjeshmëri

Brenda një marrëdhënieje, një prej jush është gjithmonë "shtylla", ai supi ku mund të mbështetesh gjithmonë, kjo pasi arrin të menaxhojë më së miri emocionet. Kupto që të qenit i/e fortë nuk është gjithmonë përgjegjësia e njërit prej jush. Shfaqi frikërat e tua pa asnjë hezitim atëherë kur ndien nevojën ta bësh.

REELS

☀️ 3 në 1 që zëvendëson gjithçka në rutinën tënde të mëngjesit... JECLAIRE SUNSHIELD SPF 50+ MULTIEFFECT Mbrojtje + Hidratim + Anti-age në një hap të vetëm. Me qumësht organik gomarice i njohur për vlerat e tij Ky nuk është thjesht një krem dielli. Është një formulë farmaceutike francezo-greke që punon çdo ditë për lëkurën tënde 👇 ✨ SPF 50+ mbrojtje e lartë ndaj UVA/UVB 💧 Hidratim i thellë dhe ushqim i lëkurës ⏳ Ndihmon në reduktimin e rrudhave dhe parandalon plakjen 🌿 Përmirëson elasticitetin dhe strukturën e lëkurës 💄 Teksturë “second skin” – perfekte si bazë make-up (ose edhe pa make-up) 💡 Përdore çdo mëngjes si hapi i fundit i rutinës (fytyrë + qafë) – dimër & verë, çdo ditë! ✨ Lëkura jote nuk ka nevojë për 3 produkte... kur ka 1 që bën gjithçka.

Apo është perfekt?! 🙂‍↕️

Do e blinit ju?! 🦦

Bromanca më virale e momentit 🤣💕

Kush e fiton Botërorin? 🤓

Rigjenerim. Vetëbesim. Kënaqësi. 💫 Shëndeti vaginal ndikon direkt në kualitetin e marrëdhënies tuaj intime. Mos neglizhoni veten! Zbuloni se si pajisja Revigen ndihmon në rikthimin e elasticitetit dhe përmirësimin e jetës në çift.

RIHANNA SURPRIZON PUBLIKUN NË KONCERTIN E JAY-Z

Si duken fundjavat ideale 🤓

Dua Lipa ka shprehur mendimin e saj lidhur me aktualitetin politik e social në Shqipëri, duke theksuar gjatë podkastit @service95bookclub se ligji për të hequr sipërfaqe të ndryshme nga harta e zonave të mbrojtura përbën një shqetësim të madh. All rights reserved to @service95bookclub

Pas fitores së Spanjës ndaj Belgjikës në gjysmëfinale, Lamine Yamal ngriti sytë drejt tribunës dhe pa vëllain e tij të vogël, Keyne, i cili po festonte në mënyrën më epike të mundshme. Reagimi i tij u bë menjëherë viral, duke treguar se mes gjithë emocioneve të një ndeshjeje historike, familja mbetet gjithmonë ndjesia dhe mbështetja më e bukur. 🥹⚽

5 little secrets that make a relationship last

5 sekrete të vogla që e bëjnë një lidhje të
Photo: angel_fb/ Pinterest

As cliché as it may sound, before you get into a relationship, make sure to work on yourself. This doesn't necessarily mean having a good job that will earn you a significant income. The better you know yourself and your limits, the more clearly you will know what you deserve and what you shouldn't tolerate, both from yourself and from your partner.

Here are five behaviors that will save you a lot of stress during unpleasant situations in marriage.

1. Understand what you are responsible for

If your partner is not feeling fulfilled for various reasons, it is important to understand that this is not automatically your responsibility. Especially at the beginning of a relationship, there is often a desire to be the one to fix everything and solve every problem. But you should be clear that this is not necessarily your job. Don't let guilt weigh you down for things that belong more to your partner's inner world and that are not under your control.

2. Stay true to your interests.

It's enough to have that and I'm happy!

This is one of the effects that relationships have. They isolate you within a comfort zone, so much so that for one reason or another we choose not to risk it for anything in the world. It is important not to forget your hobbies, after all, even before you got into a relationship, they were the only things that motivated you.

3. Be aware of your needs and don't hesitate to ask for them.

If your partner meets a good portion of your needs, then congratulations, but sometimes it's necessary to make this possible for yourself. When your needs are met, the feeling of satisfaction in the relationship increases and everything seems to work out for the best.

4. Learn to say and hear the word "no"

There are many ways to refuse a request from your partner without being rude. But you should also show the same understanding when you receive a polite "no" from him/her.

5. Don't be afraid to show empathy.

Within a relationship, one of you is always the "pillar", the shoulder you can always lean on, because he or she manages emotions best. Understand that being strong is not always the responsibility of one of you. Show your fears without hesitation when you feel the need to do so.