
Po, Jennifer Lopez-it iu ndalua hyrja në derën e një dyqani Chanel në Stamboll, por nga reagimi i saj ajo u duk aq e pashqetësuar, sikur haset me të tilla situata çdo ditë.
Ylli i famshëm po bëhej gati për një shëtitje në qendrën e njohur tregtare Istinye Park, kur një roje sigurie i ndaloi hyrjen në dyqan. Dhe ajo? As që e vuri ujin në zjarr! Në setin e saj ngjyrë rozë të butë, me syze të njëjta, Jennifer thjesht ktheu shpinën dhe vazhdoi pa asnjë grimcë nervozizmi.
Më vonë, punonjësit e dyqanit e ftuan të kthehej, por Lopez preferoi të kalonte kohën dhe t'i harxhonte paratë në dyqanet përreth, si Celine e Beymen.
Jennifer është në një turne veror me 19 ndalesa dhe ndërsa ajo poston për shumicën e koncerteve, performanca e saj në Stamboll nuk u bë pjesë e Instagramit të saj, ndoshta një tregues që ajo preferoi të mos e përmendë incidentin.
Gjithsesi, në Turqi, Jennifer festoi super ditëlindjen e saj të 56-të, ku dukej si ngaherë në super formë.
Përsa i përket arsyes pse Chanel refuzoi hyrjen e artistes, nuk dihet ende gjë. Por ndoshta...
Burimi: Page Six