Metropolitan

Jeff Bezos-it dhe Lauren Sánchez-it u paska ngelur hatri me Charlize Theron, por pse?

Jeff Bezos-it dhe Lauren Sánchez-it u paska ngelur hatri me Charlize
Getty Images


Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez u kritikuan nga të gjitha anët gjatë fundjavës së dasmës së tyre, por përpos komenteve në rrjet, atyre u paska mbetur hatri në veçanti me deklaratën e aktores Charlize Theron.

Sipas gazetarit Rob Shuter, Bezos “u tërbua” kur mori vesh se ç’kishte thënë Charlize për dasmën e tij me Lauren në Venecia, Itali dhe se e shoqja duhet ta qetësonte që ai të mos bënte ndonjë postim publik në Instagram.

Jeff Bezos-it dhe Lauren Sánchez-it u paska ngelur hatri me Charlize
Getty Images

Rob Shuter u shpreh se çifti i sapomartuar e ka ndaluar aktoren që të marrë pjesë në eventet e tyre të ardhshme, përfshirë edhe udhëtimet e Blue Origin në hapësirë, apo në mbrëmjet gala me qëllime bamirësie që ata sponsorizojnë. Një burim i gazetarit të njohur thotë se “Charlize mund të jetojë shumë mirë edhe pa ftesat e tyre”.

Jeff Bezos-it dhe Lauren Sánchez-it u paska ngelur hatri me Charlize
Getty Images

“Tërbimi” i çiftit të ri vjen si pasojë e deklaratës së aktores së “Mad Max”, e cila në një event për projektin e saj bamirës “Charlize Theron Africa Outreach Project”, u shpreh se “mendonte se ajo dhe pjesëmarrësit ishin të vetmit në event që nuk kishin marrë ftesë për dasmën e shekullit”.

“Por është në rregull sepse ata ta shpifin dhe ne jemi cool,” shtoi aktorja, sipas The Hollywood Reporter.

Më pas, ajo solli në vëmendje krizat politike globale, një realitet që ka bërë shumë njerëz të kritikojnë çiftin për festën e tyre, duke e cilësuar si “të pandjeshme” ndaj situatës.

“Këtu në Los Angeles, në SHBA dhe në mbarë botën, po bëjmë hapa mbrapa me shpejtësi,” tha Charlize, duke shtuar: “Politikat e emigracionit kanë shkatërruar jetët e familjeve, jo të kriminelëve; të drejtat e grave po tkurren përditë; jeta e komunitetit queer dhe transgjinor po fshihet gjithnjë e më shumë; dhe dhuna me bazë gjinore është në rritje.”

Ajo iu bashkua një liste emrash të tjerë të famshëm që kritikuan çiftin, pasi dasma e tyre nxiti protesta kundër kapitalizmit në Venecia. Katie Couric shprehu pakënaqësinë për fustanin e nusërisë së Sánchez në një koment që më pas u fshi nga Instagrami, ku thuhej: “Mirë se vini në vitet ’80!”, duke shtuar se në atë kohë flokët voluminozë dhe konsumi i tepruar ishin në modë. “Me sa duket, vulgariteti është kthyer", theksoi ajo.

Komediania Rosie O’Donnell gjithashtu tha: “Dasma e Bezos i shkaktoi neveri".

"Të shohësh gjithë këta miliarderë të mbledhur në një hiperbolë të shpifur (referuar dasmës)” shkroi O’Donnell. “Ai i trajton punonjësit e tij me përçmim. Sipas çdo standardi, nuk është një njeri i mirë", u shpreh ajo.

Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez nuk kanë komentuar ende për kritikat ndaj dasmës së tyre.

 

REELS

Si përfundim, ka apo nuk ka?

MTV VMA 2025; Doja Cat ha buzëkuqin 💋

ChatGPT duke bërë xhiro për të mbledhur mendjen pasi ka kaluar gjithë ditën duke folur me mua:

Unë duke dëgjuar me vëmendje atë që më flet për fisin e tij, sikur nuk kam bërë kërkimet e mia në çdo rrjet social

Si duken ditëlindjet kur rritesh:

Patjetër që s’jam e vetmja😌

Në dasmën e Ksenia Borodinës dhe Nikolai Serdyukov ndodhi një moment që u komentua gjerësisht online. Teksa pozonin për foto, Serdyukov kapi për beli modelen Viktoria Lopyreva, ndërkohë që nusja e tij ndodhej pranë. Më pas, Borodina reagoi ndaj videos duke thënë: “Nuk jam xheloze për shoqet e mia. Sigurisht që një grua e bukur mund të të bëhet ‘shkak’, por ai përqafoi të gjithë të ftuarit. Edhe mua desh të më përqafonin burrat me të cilët bëra foto.”

Me pak fjalë i thotë: “Burri yt edhe kur ka qenë me ty, prapë te unë e kishte mendjen”

NË FESTIVALIN E FILMIT NË VENECIA, FILMI “THE VOICE OF HIND RAJAB” U PRIT ME NJË OVACION PREJ 23 MINUTASH, SHOQËRUAR ME THIRRJE “FREE PALESTINE”.

Po i juaji si ka reaguar?