
Mediat japoneze raportojnë se disa kompani i kanë ndaluar punonjëset të mbajnë syze. Sipas tyre, syzet i bëjnë gratë të duken “të ftohta.”
Kompanitë u përpoqën të justifikoheshin. Një linjë ajrore tha se i ndaloi syzet për arsye sigurie, ndërsa kompani të tjera në industrinë e modës dhe bukurisë thanë se syzet fshehin grimin e punonjëseve.
Natyrshëm, lëvizja nuk u prit aspak mirë.
Kjo s’është hera e parë që Japonia i detyron gratë të veshin a jo diçka specifike në vendin e punës.
Në mars, gratë kundërshtuan të paraqiteshin në punë të grimuara, siç po u kërkohej me rregullat e reja. Ndërsa në verë, organizuan një peticion online për të ndaluar kodet e veshjeve të detyrueshme vetëm për gratë.
Peticioni u nis nga shkrimtarja Yumi Ishikawa, e cila tha se gratë kanë probleme të ndryshme shëndetësore thjesht sepse detyrohen të veshin taka në punë. Ajo tha se e detyronin të vishte taka kur punonte në një shtëpi funerale.
Në qershor, ministri i Shëndetësisë së Japonisë, Takumi Nemoto, tha se takat “janë të nevojshme dhe të përshtatshme” në vendin e punës.
Kumiko Nemoto, pedagoge e sociologjisë në Kyoto University of Foreign Studies tha për BBC se Japonia po reagon kundër politikave arkaike që vlerësojnë pamjen e gruaje më shumë se aftësinë.
“Arsyet pse gratë nuk supozohet të mbajnë syze s’kanë kuptim,” tha ajo. “Është punë gjinie. Shumë diskriminuese.”
Burimi: Fox Neës