News

Martin Shkreli sërish gjykatave për albumin që s'mund të publikohet deri në vitin 2130!

Martin Shkreli sërish gjykatave për albumin që s'mund
Foto: Martin Shkreli

Martin Shkreli është përfshirë sërish në një çështje ligjore, këtë herë për një album muzikor jashtëzakonisht të rrallë, i cili ekziston vetëm në një kopje të vetme dhe nuk lejohet të publikohet për publikun deri në vitin 2130. Padia e re ka rikthyer në vëmendje një histori të pazakontë që përzien muzikën, paranë dhe skandalet ligjore.

Padia lidhet me albumin "Once Upon a Time in Shaolin", i krijuar nga grupi amerikan i hip-hop-it Wu-Tang Clan. Shkreli pretendon se i janë shkelur të drejta që, sipas tij, i përkisnin që nga momenti kur e bleu albumin vite më parë.

Por çfarë është ky album dhe pse është kaq i veçantë?

Në vitin 2015, Wu-Tang Clan krijoi një album ndryshe nga çdo tjetër: vetëm një kopje në botë, e menduar si një vepër arti. Artistët vendosën që albumi të mos publikohej dhe të mos shitej për dëgjim publik për 88 vjet, me idenë që muzika të trajtohej si art i rrallë, jo si produkt masiv.

Wu-Tang Clan

Albumi u nxor në ankand dhe u ble nga Martin Shkreli për rreth 2 milionë dollarë. Në atë kohë, Shkreli ishte i përfshirë në një skandal, kur kompania e tij bleu të drejtat e ilaçit jetik Daraprim, që përdoret për trajtimin e një infeksioni serioz te pacientët me imunitet të dobët. Menjëherë pas blerjes, ai rriti çmimin nga rreth 13 dollarë në 750 dollarë për pilulë, duke e bërë trajtimin praktikisht të papërballueshëm për shumë pacientë.

Vendimi shkaktoi reagim të madh publik, i përforcuar edhe nga sjellja e tij provokuese dhe arrogante në media dhe rrjete sociale. Për këtë arsye, Shkreli u quajt gjerësisht “njeriu më i urryer në Amerikë”, një reputacion që e ndoqi edhe pas dënimit të tij për mashtrime financiare.

Çfarë ndodhi më pas me Shkrelin?

Në vitin 2017, Shkreli u dënua për mashtrim financiar. Si pjesë e dënimit, shteti amerikan i sekuestroi pasuritë, përfshirë edhe albumin unik. Që nga ai moment, Shkreli nuk ishte më pronar i tij.

Albumi u rishit nga autoritetet dhe përfundoi në duart e një grupi koleksionistësh digjitalë të quajtur PleasrDAO, të cilët e blenë për rreth 4 milionë dollarë. Ata kanë të drejtë ta shfaqin albumin vetëm në evente private apo ekspozita, por jo ta publikojnë lirshëm.

PleasrDAO

Pse u rikthye konflikti?

Në vitin 2024, Shkreli tentoi ta transmetonte albumin në internet, edhe pse nuk e zotëronte më. Ky veprim çoi në padi nga PleasrDAO. Tani, në vitin 2026, Shkreli ka hapur një padi të re, duke thënë se disa të drejta që iu premtuan fillimisht nga RZA dhe Clivaringz (anëtar dhe producenti i grupit të hip-hopit, Wu-Tang Clan) i janë shitur më vonë një pale tjetër.

Aktualisht, çështja është ende në proces dhe nuk ka një vendim përfundimtar. Ndërkohë, albumi mbetet i padëgjuar për publikun.

REELS

Nisja dhe vëre në sedër 🤨

Piss piss 🐱

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.