News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: Euronews/ The Guardian

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 314 të burgosur lufte pas bisedimeve në Abu Dhabi

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ukraina dhe Rusia shkëmbyen 314 robër lufte (157 nga secila palë) pas dy ditësh bisedimesh në Abu Dhabi, të ndërmjetësuara nga SHBA.

Presidenti Zelenskyy konfirmoi se mes të liruarve kishte edhe civilë ukrainas, shumica të mbajtur në robëri që nga viti 2022.

Ndërkohë, mediat pranë Kremlinit raportuan se Rusia kërkon kontroll të plotë mbi Donetskun dhe Luhanskun, si dhe njohjen zyrtare të Donbasit si territor rus.

SHBA ofron 6 milionë dollarë ndihmë për Kubën, ndërsa presidenti Díaz-Canel e akuzon për “bllokadë energjetike”

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

SHBA njoftoi një ndihmë shtesë prej 6 milionë dollarësh për Kubën, kryesisht për zonat lindore të goditura nga uragani Melissa, duke dërguar ushqime dhe pajisje në shërbim të tyre .

Ndërkohë, presidenti kuban Miguel Díaz-Canel akuzoi Washington-in për vendosjen e një “bllokade energjetike”, pas kërcënimeve të Trump-it për tarifa ndaj vendeve që furnizojnë Kubën me naftë.

Zyrtarët amerikanë thanë se kriza nuk lidhet me mungesën e naftës nga Venezuela, por me keqmenaxhimin e qeverisë kubane dhe kërkuan që Havana të pranojë negociatat me SHBA.

Mbretëresha holandeze Máxima fillon stërvitjet për t’u bërë pjesë e forcave të armatosura në moshën 54-vjeçare

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Mbretëresha holandeze Máxima, ka nisur këtë javë stërvitjen për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Holandës, me qëllim që të inkurajojë edhe përfshirjen e qytetarëve.

Ministria e Mbrojtjes tha se vendimi lidhet me faktin se siguria e vendit nuk mund të merret më e mirëqenë, ndërsa qeveria e re synon të zgjerojë ushtrinë nga 80 mijë në 122 mijë efektivë.

Pas përfundimit të trajnimit, Máxima pritet të marrë gradën nënkolonele dhe të angazhohet aty ku do të jetë e nevojshme.

Një Italian hetohet pasi pretendohet se ka paguar për të qëlluar njerëz gjatë rrethimit të Sarajevës

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Një italian 80-vjeçar po hetohet nga prokurorët në Milano pasi dyshohet se pagoi ushtarë boshnjakë-serbë për të qëlluar qytetarë gjatë rrethimit katërvjeçar të Sarajevës në vitet 1990.

Italianë dhe shtetas të tjerë të huaj dyshohet se paguan ushtarë të Radovan Karaxhiç-it për t’i çuar në kodrat përreth Sarajevës, ku qëllonin me snajper civilët për argëtim.

 Hetimi nisi pas denoncimeve dhe dokumentarit “Sarajevo Safari”, ndërsa rastet më të njohura të vrasjeve nga snajperët përfshijnë çiftin Bosco Brkic dhe Admira Ismic, të cilët u vranë në 1993 dhe u bënë simbol i çnjerëzimit të luftës.

REELS

Nisja dhe vëre në sedër 🤨

Piss piss 🐱

“Deux Personnes échangeant de la Salive” (Dy persona duke shkëmbyer pështymë) me regji të Natelie Musteata dhe Alexandre Singh, fitoi çmimin “Oscar” për filmin e shkurtër live-action mé të mirë. Luana Bajrami, aktorja me origjine nga Kosova, ishte pjesë e kastit me 4 personazhe. Bajrami ka lindur në 2001 në fahatin Pleshinë, në Ferizaj të Kosovës dhe në moshën 7-vjeçare familja e saj emigroi në Francë. Ajo sot është një aktore e spikatur në Francë. Në 2020, Bajrami u nominua për cmimin “Cesar” si Aktoria më Premtuese.

🫠🫠

“One Battle After Another” nga regjisori Paul Thomas Anderson, fiton Oscar si filmi me i mire

Moderatori i edicionit të fundit të Oscars, komediani Conan O’Brien tallet mënyrën si gen z-gen alpha shohin video në Tiktok🤣🤣

Janë të gjithë njësoj 👀

👀 Si e gjykoni? 👀

E keni parasysh vetë se kush meriton tag ✨

Aktorja kineze Zhang Jingyi është bërë virale së në rrjetet sociale dhe në botën e modës, pasi u shfaq duke mbajtur një aksesor luksi të pazakontë nga Balenciaga, i cili ngjan shumë me një qese të zakonshme plehrash. Aksesori, që zyrtarisht kushton 1,790 dollarë, u kthye shpejt në një temë diskutimi mes adhuruesve dhe kritikëve të modës. Çanta është pjesë e qasjes eksperimentale të Balenciaga-s ndaj modës luksoze, ku objekte të përditshme rikonceptohen si pjesë dizajni të nivelit të lartë. E prodhuar me materiale premium dhe me estetikën minimaliste karakteristike të markës, çanta është krijuar qëllimisht për t’u dukur si një qese e thjeshtë plehrash, duke nxitur debat për kufijtë mes artit, modës dhe praktikës.

News in a few minutes: What's happening in the world

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Photo: Euronews/The Guardian

Ukraine and Russia exchange 314 prisoners of war after talks in Abu Dhabi

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Ukraine and Russia exchanged 314 prisoners of war (157 from each side) after two days of talks in Abu Dhabi, brokered by the US.

President Zelenskyy confirmed that among those released were Ukrainian civilians, most held in captivity since 2022.

Meanwhile, Kremlin-friendly media reported that Russia is seeking full control over Donetsk and Luhansk, as well as official recognition of Donbass as Russian territory.

US offers $6 million in aid to Cuba, while President Díaz-Canel accuses it of "energy blockade"

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

The US announced an additional $6 million in aid to Cuba, mainly for eastern areas hit by Hurricane Melissa, sending food and equipment to serve them.

Meanwhile, Cuban President Miguel Díaz-Canel accused Washington of imposing an "energy blockade" following Trump's threats of tariffs on countries that supply Cuba with oil.

US officials said the crisis is not related to the lack of oil from Venezuela, but to the mismanagement of the Cuban government and demanded that Havana accept negotiations with the US.

Dutch Queen Máxima begins training to join the armed forces at age 54

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Dutch Queen Máxima has begun training this week to join the Dutch army, with the aim of encouraging citizen involvement.

The Ministry of Defense said the decision is related to the fact that the country's security can no longer be taken for granted, while the new government aims to expand the army from 80,000 to 122,000 troops.

After completing her training, Máxima is expected to receive the rank of lieutenant colonel and be deployed wherever needed.

Italian under investigation after allegedly paying to shoot people during the siege of Sarajevo

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

An 80-year-old Italian man is being investigated by prosecutors in Milan after allegedly paying Bosnian Serb soldiers to shoot civilians during the four-year siege of Sarajevo in the 1990s.

Italians and other foreign nationals are suspected of paying Radovan Karadzic's soldiers to take them to the hills around Sarajevo, where they would sniper shoot civilians for fun.

 The investigation began after denunciations and the documentary "Sarajevo Safari", while the most famous cases of sniper murders include the couple Bosco Brkic and Admira Ismic, who were killed in 1993 and became a symbol of the inhumanity of war.