Health

Ja sa fibra duhet të konsumoni ekzaktësisht çdo ditë për të rënë në peshë

Ja sa fibra duhet të konsumoni ekzaktësisht çdo ditë

Sipas dietologëve në të gjithë otën, fibrat bëjnë thuajse magji kur vjen puna tek rënia në peshë. Por, fatkeqsisht, ne nuk konsumojme sa ç’duhet.

Mesatarisht një grua duhet të konsumojë 25-30 gramë fibra çdo ditë dhe kjo sasi përkon me 7 mollë, ose 12 kupa brokoli. Nuk duhet të hamendësojmë shumë për të thënë që ju nuk e plotësoni këtë dozë, apo jo?! Por marrja e sasisë së nevojshme të fibrave është thelbësore veçanërisht për procesin e dobësimit sepse fibrat, duke qenë se kanë nevojë për më shumë kohë tretjeje, ju mbajnë të ngopur për më gjatë.  Dhe sa më të ngopur të jeni, aq më i ulët do të jetë tundimi për të ngrënë gjëra të pashëndetshme.

Një tjetër bonus që vjen me shtimin e fibrave në dietën tuaj, është se frutat, perimet dhe drithërat e shëndetshme, janë të pasura me fibra. Kështu që duke u munduar të plotësoni kuotën e fibrave në vend që të numëroni kaloritë, do të përfundoni duke bërë zgjedhje më të shëndetshme gjithësesi.

Por, duke qenë se 7 mollë në ditë janë disi shumë, strategjia më e mirë është që ta shpërndani dozën përgjatë ditës me ushqime të ndryshme. Secili nga vaktet duhet të përfshijë të paktën 8 gramë fibra. Në vend të brumrave apo ushqimeve të shpejta mes vakteve, hani një dardhe ose një gjysmë avokado pasi secili prej tyre përmban 6 gramë fibra. Fillojeni ditën me tërshërë që ka 4 gramë për kupë, dhe vijoni me quinoa (5 gramë për kupë), fara chia (10 gramë fibra/2 lugë gjelle), qiqra (9 gramë për ¼ kupë) etj.

Burimi: Women's Health

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb