Lifestyle

Ja disa arsye pse ti ke frikë nga qentë apo macet

Ja disa arsye pse ti ke frikë nga qentë apo macet

Për ata që kanë kafshë shtëpiake apo përshëndesin çdo kafshë që shohin në rrugë, mund të duket e paimagjinueshme frika ndaj një qeni apo maceje, por ajo është më e përhapur nga sa mendoni. Është një lloj specifik fobie dhe një gjendje shumë me e zakonshme nga sa mund të mendojnë ata që “i adhurojnë kafshët shtëpiake”, p.sh: njerëzit që kanë frikë nga qentë mund të kenë “cynophobia” (“cyno” – qeni dhe “phobia” – frikë, në gjuhën greke).

Sipas Shoqatës së Ankthit dhe Depresionit në Amerikë, rreth 19 milionë amerikanë vuajnë nga një fobi specifike, që është një “frikë e tepruar dhe e paarsyeshme në prani të një objekti, vendi apo situate të caktuar.” Frika nga kafshë të caktuara shtëpiake është një nga fobitë më të zakonta, prandaj nuk ka asgjë që nuk shkon me ju, nëse e ndjeni veten pjesë të kësaj kategorie. Sidoqoftë, ka një sërë arsyesh që mund t’ju kenë çuar aty.

Si zhvillohen fobitë:

Pjesa më e madhe e fobive fillojnë në fëmijëri ose adoleshencë, thotë Dr.Mike Vasey, profesor në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Ohio-s.

Ekzistojnë disa skenarë që mund të jenë shtysa për fobi:

#1

- Një përvojë e drejtpërdrejtë ose një ngjarje traumatike, siç është kafshimi i qenit apo edhe një qen shumë miqësor që hidhet papritur mbi një fëmijë dhe e gjen atë të papërgatitur.

#2

- Ndonjëherë fëmijët marrin sugjerime nga prindërit/gjyshërit e tyre: Nëse ata shohin se mamaja e tyre ka frikë nga qentë, kjo frikë zhvillohet edhe tek ata, me kalimin e kohës. Mjeku Vasey, thotë se ndonjëherë, gjithçka mjafton për të shkaktuar një fobi është që një i rritur i besuar t’i thotë një fëmijë se qentë apo macet janë të rrezikshme.

#3

Mbase jeni rrethuar gjithnjë nga njerëz që edhe pse nuk i kanë frikë, kanë një ndjesi urrejtjeje ndaj kafshëve shtëpiake dhe biseda me to, ju ka bërë të mendoni se këto kafshë janë vërtetë kaq të rrezikshme dhe të pakëndshme. 

A ka njerëz të caktuar të predispozuar për zhvillimin e fobive?

“Po, thotë Dr. Redo, pasi ka shumë ndikime gjenetike dhe biologjike që e bëjnë dikë të ketë më shumë gjasa të zhvillojë një fobi se dikush tjetër.”

Nëse dëshironi ta përballoni disi këtë frikë, përpiquni të prekni vetëm pak ose të paktën t'i qëndroni afër, një kafshe shtëpiake që mund të ketë dikush që njihni. Bëjeni këtë në praninë e të zotëve të kafshës, që të ndiheni sado pak të mbrojtur dhe me kalimin e kohës, do të shihni se nuk do t'ju duket dhe aq keq.

Burimi: Vet Street

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Here are some reasons why you are afraid of dogs or cats

Ja disa arsye pse ti ke frikë nga qentë apo macet

To those who have pets or greet any animal they see on the street, the fear of a dog or cat may seem unimaginable, but it is more prevalent than you think. It is a specific type of phobia and a much more common condition than those who "adore pets" might think, for example: people who are afraid of dogs may have "cynophobia" ("cyno" - dog and phobia ”- fear in Greek).

According to the American Anxiety and Depression Association, about 19 million Americans suffer from a specific phobia, which is an "excessive and unreasonable fear in the presence of a particular object, place, or situation." Fear of certain pets is one of the most common phobias, so there is nothing wrong with you if you feel part of this category. However, there are a number of reasons that may have led you there.

How phobias develop:

Most phobias start in childhood or adolescence, says Dr. Mike Vasey, a professor in the Department of Psychology at Ohio State University.

There are several scenarios that can trigger phobia:

#1

- A direct experience or a traumatic event, such as a dog bite or even a very friendly dog ​​that suddenly jumps on a child and finds him unprepared.

#2

- Sometimes children receive suggestions from their parents / grandparents: If they see that their mother is afraid of dogs, this fear develops in them as well, over time. Dr. Vasey says that sometimes, all it takes to cause a phobia is for a trusted adult to tell a child that dogs or cats are dangerous.

Are there certain people predisposed to developing phobias?

"Yes," says Dr. Redo, because there are so many genetic and biological influences that make someone more likely to develop a phobia than someone else. ”

If you want to somehow cope with this fear, try to touch only a little or at least stay close to them, a pet that someone you know may have. Do this in the presence of pet owners, to feel no matter how little protected and over time, you will see that it will not look so bad.

Source: Vet Street