Taika Waititi a.k.a romanca e fundit e Ritës, as që ja ka idenë pse ajo puthje u diskutua aq shumë!
Nëse as ju s'e keni idenë për çfarë po flasim, pak kohë më parë, Rita Ora, Taika dhe aktorja Tessa Thompson u fotografuan duke u puthur të tre, të ulur në ballkon, pasi siç u tha, kishin festuar gjithë natën.
Regjisori u pyet për këtë skenë gjatë një interviste të fundit dhe në fakt rezultoi se i shokuari ishte ai. Sipas Waititi-it vëmendja që morën fotot ishte e madhe, por s'kishte asgjë të jashtëzakonshme aty.
"Në botën e internetit çdo gjë merret vesh shpejt. Gjithsesi, unë s'po bëja asgjë gabim. Nuk ka kurrfarë problemi."- u përgjigj ai dhe e mbylli me aq.
Në fakt, treshja thjesht po puthej dhe kaq, por ajo që njerëzit janë kureshtarë të dinë është marrëdhënia mes Ritës, Tessa-s dhe Taika-s, nëse ka një të tillë.