Metropolitan

Historia e trishtë e Armelës së Big Brother: E ëma zbulon 'sekretin'

Historia e trishtë e Armelës së Big Brother: E ëma zbulon

Një nga banoret më simpatike të këtij edicioni është 21-vjeçarja Armela, modelja që prej vitesh jeton me gjyshen dhe nënën. Jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë, pasi prindërit janë ndarë kur e ëma ishte ende shtatzënë, ndërkohë që  me të atin është takuar vetëm tre vite më parë.

Nëna e Armelës tregon për Bluetooth se babanë Armela e ka takuar në rrugë dhe në këtë takim ka njohur dhe vëllain nga ana e babait, me të cilin ka marrëdhënie shumë të mirë. Deri në moshën 16-vjeçare, modelja nuk është ndarë nga e ëma derisa kjo e fundit emigroi në Itali për një jetesë më të mirë. Gjatë kësaj kohe ajo jetoi me gjyshen, duke e përjetuar shumë keq këtë ndarje.

Mamaja e Armelës rrëfen sesi i duket vajza tashmë që është banore në Big Brother dhe disa detaje rreth jetës së saj.

“Armelën e shoh shumë mirë, është e qetë në ‘Big Brother’,po argëtohet. Loja për të sapo ka filluar dhe po njihet me banorët. Ajo ka patur një lidhje, por ka përfunduar, kohë e gjatë ka qenë si lidhje, arsyet më mirë duhet t’i thotë vetë ime bijë. Armela nuk i përket komunitetit rom. Është mulate. Fakti që është mulate nuk e penalizon në lojë, sepse ajo është e komunikueshme me të gjithë shoqërinë dhe të afërmit dhe vazhdon një shkollë të lartë për marrëdhënie ndërkombëtare, diplomaci. Por, paragjykimet ekzistojnë në Shqipëri edhe pse jemi në 2017. Racizmi nuk duhet të ekzistojë. Kështu Shqipëria nuk do të ecë kurrë përpara” ka thënë mamaja e 21-vjeçares.

REELS

Hermosa 🔥

Mirë se vini në @rafaelo_resort, një resort fantastik në Shëngjin 🏝️ Nga dhomat elegante dhe pamjet qetësuese, te shërbimi i përkushtuar, kuzhina e shkëlqyer dhe momentet e relaksit buzë detit apo në spa, çdo detaj është menduar për të krijuar përvojën perfekte të pushimeve. ☀️🍽️ Ky është një destinacion ku qetësia, komoditeti dhe mikpritja bashkohen në mënyrë të përsosur 😍 Për të rezervuar kontaktoni në 📞 +355 67 201 1033

3 gra ndryshojnë look pak para se të nënshkruajnë divorcin Si reagojnë ish-burrat 👀

🍰 Tortë me petë sfoliate + krem pastiçerie të përgatitur në mënyrë artizanale. Jo, s’është thjesht një tortë; është “wow, çfarë është kjo?” në çdo kafshatë @pasticerivittoria

Vjehrra, nusja dhe fustani 😂

Ja si e dua jetën.

Matmazel ✨

Patjetër që duhet ta shihni deri në fund 😌

Ku bëhet porosia? 🤨

Një nga propozimet më të bukura ndonjëherë

----historia-e-trishte-e-armeles-se-big-brother-e-ema-zbulon-sekretin