Adoleshenti

“Adolescence”: Pse psikologia i ofron çokollatë dhe sanduiç Jamie-t, sipas ekspertëve

“Adolescence”: Pse psikologia i ofron çokollatë dhe

Njerëzit nuk mund të ndalojnë së foluri për serialin “Adolescence” që debutoi në Netflix javën e kaluar dhe u ngjit menjëherë në krye të prodhimeve më të shikuara.

Ndërsa trajton çështje serioze si maskilizmi, ka edhe disa detaje që tregojnë shumë dhe lidhen me mënyrën se si psikologët mësojnë më shumë rreth nesh në mënyra që mund të duken krejt të zakonta.

Edhe pse disa shikues mund të mos e kenë menduar gjatë, shumë njerëz theksuan se në puntatën e tretë të serialit psikologia i ofron protagonistin gjysmën e sanduiçit të saj.

Adoleshenti, i akuzuar për vrasjen e një bashkëmoshatareje, është ulur në tryezë me psikologen Briony (Erin Doherty) kur ajo i ofron atij gjysmë sanduiçi me djathi dhe turshi – përbërës të cilët protagonist nuk i pëlqen.

Të dy po bisedojnë, kur psikologia vendos t'i ofrojë një vaktë të lehtë, së bashku me një filxhan çokollatë të nxehtë. Kjo zgjedhje mund të duket si një detaj i parëndësishëm për disa, por rezulton të jetë shumë më i rëndësishëm.

Cili është qëllimi i këtij veprimi

“Adolescence”: Pse psikologia i ofron çokollatë dhe

Shumë thanë se ishte për ta provokuar protagonistin, megjithëse askush nuk e dinte me siguri arsyetimin pas kësaj lëvizjeje.

Sipas psikologes Dannielle Haig, kjo lëvizje ishte një përpjekje për të kuptuar procesin e të menduarit dhe reagimet e Jamie.

"Gjysma e sanduiçit, veçanërisht fakti që përmban diçka që ai nuk e pëlqen, mund të jetë një mënyrë për të testuar reagimin e tij," thotë psikologia.

A do ta hedhë? A do të refuzojë me mirësjellje apo do ta komentojë? Do të jetë indiferent apo i revoltuar?

Reagimi i tij tregon diçka më të thellë për personalitetin që ka. Nëse e pranon pa bërë fjalë, mund të nënkuptojë se një ndjenjë pafuqie dominon jetën e tij, pasi është mësuar që njerëzit të bëjnë gjëra për të, por pa e pyetur atë.

Haig shpjegoi gjithashtu se nëse do ta kishte refuzuar plotësisht sanduiçin, ai mund të dëshmonte një "nevojë për të ushtruar kontroll në një situatë në të cilën ai mund të mos ketë pushtet."

Është një mënyrë e zgjuar për të vlerësuar se si Jamie e sheh veten në lidhje me figurat që kanë pushtet mbi të dhe nëse ai ndihet i aftë për të shprehur nevojat e veta.

Fuqia e zhgënjimit në psikologji

Psikoterapistja, Aspa Paspalis, vëren në postimin e saj në Instagram se kjo lëvizje nuk është një detaj i thjeshtë.

“Është një veprim i qëllimshëm dhe i matur”.

Ajo e bëri këtë veprim për të parë si vepron Jamie kur nuk i japin atë që do. Kur një fëmijë pranon vazhdimisht atë që nuk i përshtatet, diçka brenda tij thyhet.

Kështu ndodh edhe në skenën e sanduiçit në serial."

Cili është mesazhi pas çokollatës së nxehtë

“Adolescence”: Pse psikologia i ofron çokollatë dhe

"Çokollata e nxehtë është një veprim ngushëllues që të jep ndjesinë e nënës. Është diçka e lidhur me ngrohtësinë, sigurinë dhe fëmijërinë, një kontrast i fortë me realitetin e ashpër të situatës së Jamie."

Megjithatë, ky veprim vihet në kontrast duke i dhënë një ushqim që ai nuk e pëlqen.

Sipas ekspertëve, kjo metodë është një mjet vëzhgim përmes humbjes: Nëse nuk merr atë që dëshiron, çfarë ndodh?

Kështu mësojmë se çfarë fshihet brenda dikujt, jo me fjalë.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

"Adolescence": The psychological message behind half a pickle sandwich

“Adolescence”: Pse psikologia i ofron çokollatë dhe

People can't stop talking about the series "Adolescence" that debuted on Netflix last week and immediately rose to the top of the most watched productions.

While it tackles serious issues like toxic masculinity, there are also some telling details that relate to how psychologists learn more about us in ways that may seem completely mundane.

Although some viewers may not have thought about it long, many people pointed out that in the third episode of the series, psychology offers the protagonist half of its sandwich.

The teenager, accused of murdering a peer, is sitting at the table with psychologist Briony (Erin Doherty) when she offers him half a sandwich with cheese and pickles - ingredients that the protagonist does not like.

The two are chatting, when the psychologist decides to offer him a light meal, along with a cup of hot chocolate. This choice may seem like an insignificant detail to some, but it turns out to be much more important.

What is the purpose of this action?

“Adolescence”: Pse psikologia i ofron çokollatë dhe

Many said it was to provoke the protagonist, although no one knew for sure the reasoning behind this move.

According to psychologist Dannielle Haig, this move was an attempt to understand Jamie's thought process and reactions.

"Half of the sandwich, especially the fact that it contains something he doesn't like, may be a way to test his reaction," says the psychologist.

Will he throw it away? Will he politely decline or comment on it? Will he be indifferent or outraged?

His reaction reveals something deeper about his personality. If he accepts it without saying a word, it could mean that a feeling of helplessness dominates his life, as he is used to people doing things for him without asking him.

Haig also explained that if he had refused the sandwich altogether, he might have demonstrated a "need to exercise control in a situation in which he may not have power."

It's a smart way to assess how Jamie sees himself in relation to figures who have power over him and whether he feels capable of expressing his own needs.

The power of disappointment in psychology

Psychotherapist, Aspa Paspalis, notes in her Instagram post that this move is not a simple detail.

"It is a deliberate and measured action."

She did this to see how Jamie reacts when he's not given what he wants. When a child constantly accepts what doesn't suit them, something inside them breaks.

"That's what happens in the sandwich scene in the series."

What is the message behind hot chocolate?

“Adolescence”: Pse psikologia i ofron çokollatë dhe

"Hot chocolate is a comforting act that gives you a sense of motherhood. It's something associated with warmth, security and childhood, a stark contrast to the harsh reality of Jamie's situation."

However, this action is contrasted by giving him a food he doesn't like.

According to experts, this method is a tool for observing through loss: If you don't get what you want, what happens?

This is how we learn what is hidden inside someone, not through words.

Suggested articles: