Health

Gjithë gjërat që doni të dini për seancat me psikologun

Gjithë gjërat që doni të dini për seancat me psikologun

Nëse klikuat mbi testin tonë në lidhje me nevojën për psikolog nga kureshtja apo sepse dyshoni se keni nevojë, me shumë mundësi, doni të dini edhe çfarë ndodh te psikologu. Më poshtë do t’ju shpjegojmë gjithçka dhe do u përgjigjemi gjithë pyetjeve që keni pasur nonjëherë në lidhje me terapinë për shëndetin mendor.

1. Si ta kuptoj që kam nevojë të shkoj te psikologu

Së pari, rifrazoni pyetjen. Më mirë pyesni veten çfarë mund të përfitoj nga psikologu? Ç’të mirë do më sjellë. Kushdo qofsh, diçka do të përfitosh patjetër. Ekziston ideja se për të shkuar te psikologu, duhet të kesh një sëmundje mendore a të vuash nga nivele të larta stresi/ankthi/traume, se duhet të riparoni diçka. Edhe pse këto janë arsye të forta, nuk janë të domosdoshme. Mund të shkoni te psikologu dhe të mësoni gjëra për veten që nuk e dinit se ju duheshin.

Pse të shkoni te psikologu

Doni të mësoni të jeni më aktiv, më i shoqërueshëm, më vulnerabël, thjeshtë më.

Ndiheni të trishtuar, të lodhur apo të humbur.

Puna s’ju bën aspak të lumtur dhe doni të dini si ta përballoni në përditshmëri apo si të bëni para.

Doni të jeni më të vetëdijshëm apo më inteligjentë emocionalisht.

Keni nevojë të flisni për diçka që ju ka ndodhur në jetë.

Doni të përmirësoni marrëdhëniet me të tjerët dhe të jeni njeri më i mirë

Doni të arrini një synim tuajin, por keni nevojë për motivim.

Doni të mësoni teknika relaksimi.

Keni nevojë të falni dikë.

Keni nevojë për dikë, edhe pse s’e dini pse.

Si të gjeni një psikolog

Së pari, mund të flisni me mjekun e familjes që t’ju rekomandojë një emër, a një njeri pranë jush që ka përvoja të mëparshme me psikologët. Gjithashtu, mund të kërkoni në listën e psikologëve të licensuar nga Urdhri i Psikologut, por ajo faqe nuk funksionon për momentin. Kërkoni në Google apo në spitalin privat që kujdeset për ju.

Si të kuptoni që psikologu i zgjedhur është i duhuri për ju

Të gjesh psikologun që bën për ty është si të gjesh një partner. Varet nga çfarë kërkoni. Ndoshta doni të dilni nga zona e komfortit, ndoshta doni të flisni e të dëgjoheni, ndoshta doni mendimin e një pale të tretë.

Bëni mirë të zgjidhni një psikolog të specializuar apo që i njeh problemet që keni a çështjet që doni të zgjidhni.

Sa kushton një seancë te psikologu

Varet, por seancat nisin nga 3000 lekë për një orë.

Çfarë ndodh gjatë seancave me psikologun

Varet nga lloji i trajtimit që do të bëni sepse janë shumë. Shanset janë që do të bëni njëfarë psikoterapie, që do të thotë se do të flisni dhe do të dëgjoheni. Disa nga llojet më popullore të psikoterapisë janë:

Terapia suportive, që do të thotë se ju do të tregoni çfarë mendoni, ndjeni e çfarë problemesh keni e në këmbim do të merrni komente pozitive, këshilla dhe një bazë për të ndërtuar themele të forta emocionale.

Terapia kognitive e sjelljes fokusohet te zgjidhja e problemeve. Psikologu do t’ju ndihmojë të identifikoni sjelljet dhe veprimet e përsëritura që po ju bëjnë dëm dhe do t’ju japë alternativa të shëndetshme.

Terapia psikodinamike, që konsiston në analizimin e përvojave dhe ndjenjave për të përmirësuar veten dhe për të ndryshuar sjelljet e pashëndetshme.

Terapia dialektike e sjelljes fokusohet në mënyra praktike për të normalizuar emocionet dhe për t’ju ndihmuar të merrni përsipër përgjegjësi mbi sjelljet shkatërruese në jetë. Përdoret për ata që kanë çrregullime të personalitetit, synojnë vetëvrasjen, që kanë çrregullim të stresit post-traumatik a çrregullime me të ngrënit.

Çfarë duhet të bëni para seancës së parë

Rifreskoni njohuritë mbi historikun tuaj mjekësor që mund të ketë ndikim në shëndetin mendor. Gjithashtu, shkoni në seancë me njëfarë ideje të asaj që doni të arrini.

Çfarë ndodh seancën e parë

Seanca e parë drejtohet nga psikologu. Do të flisni për historinë tuaj, për familjen, lidhjet, punën dhe shkollën, marrëdhënien me drogën, alkoolin dhe situatën në të cilën gjendeni.

Çfarë shkruajnë psikologët gjatë seancës

Jo të gjithë shkruajnë gjatë seancave, por ata që shkruajnë shënojnë gjëra të rëndësishme thënë gjatë seancës që do t’u duhen në seanca të ardhshme. Për shembull, “ndihet sikur po largohet nga shoqëria, por ankthi s’e lejon të bëjë plane me ta” apo “përdor astrologjinë për të shpjeguar problemet që ka me burrat.”

A mbetet vërtet mes jush gjërat që thuhen?

Po, sipas Kodit të Etikës që i nënshkruhen psikologët në Shqipëri, çfarë thuhet mes jush, mbetet mes jush.

Për sa kohë duhet të shkoj te psikologu

Varet nga situata. Nëse i jeni futur seancave me një synim të qartë në mendje, mund të ndaloni kur ta realizoni atë synim. Në të kundërt, flisni me psikologun.

Paçi fat.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

All the things you want to know about the sessions with the psychologist

Gjithë gjërat që doni të dini për seancat me psikologun

If you clicked on our test about the need for a psychologist out of curiosity or because you suspect you need it, you probably want to know what happens to the psychologist as well. Below we will explain everything and answer all the questions you have ever had about mental health therapy.

1. How do I know I need to go to a psychologist

First, reframe the question. Better ask yourself what can I get from a psychologist? What good will it bring me. Whoever you are, something will definitely benefit you. There is the idea that to get to the psychologist, you have to have a mental illness or suffer from high levels of stress / anxiety / trauma, that you have to repair something. Although these are compelling reasons, they are not necessary. You can go to the psychologist and learn things about yourself that you didn't know you needed.

Why go to a psychologist:

You want to learn to be more active, more sociable, more vulnerable, more simply.

You feel sad, tired or lost.

Work doesn't make you happy at all and you want to know how to handle it daily or make money.

You want to be more conscious or emotionally intelligent.

You need to talk about something that happened to you in life.

You want to improve relationships with others and be a better person

You want to achieve your goal, but you need motivation.

You want to learn relaxation techniques.

You need to forgive someone.

You need someone, though you don't know why.

How to Find a Psychologist

First, you can talk to your family doctor about a name for you, or a person near you who has previous experience with psychologists. You can also browse the list of psychologists licensed by the Psychologist Order, but that site is not currently operational.

How to figure out that the psychologist of choice is the right one for me

Finding the psychologist that does for you is like finding a partner. It depends on what you are looking for. Maybe you want to get out of the comfort zone, maybe you want to talk and be heard, maybe you want a third party opinion.

Do it well to choose a specialist psychologist or who knows the problems you have or the issues you want to solve.

How much does a session cost to the psychologist

It depends on the psychologist, but the sessions start at 3000 ALL per hour.

What happens during the sessions with the psychologist

It depends on the type of treatment you will do because they are many. Chances are you will be doing some kind of psychotherapy, which means you will be talking and listening. Some of the most popular types of psychotherapy are:

Supportive therapy, which means that you will tell what you think, feel and what problems you have and in return receive positive feedback, advice and a foundation to build strong emotional foundations.

Cognitive behavioral therapy focuses on problem solving. The psychologist will help you identify repetitive behaviors and actions that are harming you and give you healthy alternatives.

Psychodynamic therapy, which consists of analyzing experiences and feelings to improve oneself and change unhealthy behaviors.

Dialectical behavior therapy focuses on practical ways to normalize emotions and help you take responsibility for destructive behaviors in life. It is used for those who have personality disorders, target suicide, who have post-traumatic stress disorder or eating disorders.

What to do before the first session

Update knowledge about your medical history that may have an impact on mental health.

Also, go to the session with some idea of what you want to achieve.

What happens the first session

The first session is led by a psychologist. You will talk about your history, family, relationships, work and school, your relationship with drugs, alcohol, and the situation you are in.

What psychologists write during the session

Not everyone writes during the sessions, but those who write record important things said during the session that they will need in future sessions. For example, "it feels like leaving society, but anxiety doesn't allow them to make plans" or "it uses astrology to explain the problems it has with men."

Do the things that are really said remain among you?

Yes, according to the Code of Ethics signed by psychologists in Albania, what is said among you remains with you.

How long should I go to the psychologist

It depends on the situation. If you have entered sessions with a clear goal in mind, you can stop when you reach that goal. Otherwise, talk to the psychologist.

Good luck.