Gal Gadot kaloi një problem të frikshëm shëndetësor përpara se të lindte fëmijën e saj të katërt, Ori-n, duke thënë se ajo kishte një mpiksje të madhe gjaku në tru dhe kishte nevojë për një operacion urgjent për të shpëtuar jetën e saj.
Aktorja ndau një foto të vogëlushes së saj duke i dhënë gji e shtrirë në shtratin e spitalit dhe dukej tërësisht e rraskapitur, arsye të cilën ajo e detajon pse në nënshkrimin e saj në Instagram.
Gadot tha se ky vit ka qenë një nga më sfiduesit e jetës së saj, duke pranuar se ajo ishte e dyzuar nëse donte ta ndante këtë histori apo jo dhe se në fund vendosi që duhet të linte zemrën e saj ta drejtonte.
Aktorja tha se në shkurt, gjatë muajit të tetë të shtatzënisë, ajo u diagnostikua me një mpiksje gjaku në tru. Ajo duroi dhimbje koke tepër të dhimbshme për javë të tëra para se të kuptonte problemin e vërtetë.
Gadot vijoi të rrëfente se u dërgua me urgjencë në spital për t'iu nënshtruar një operacioni urgjent vetëm disa orë pasi arriti atje.
Gal shkroi: "Vajza ime, Ori, lindi në një moment pasigurie dhe frike. Emri i saj, që do të thotë "drita ime", nuk u zgjodh rastësisht. Para operacionit, i thashë Jaron-it që kur të vinte vajza jonë, ajo do të bëhej drita që më priste në fund të këtij tuneli."
Në fund të fundit, Gal tha se ajo është shëruar plotësisht dhe inkurajon njerëzit që të interesohen për trupat e tyre "sepse ndërgjegjësimi shpëton jetë".
Ajo gjithashtu thotë se shumë gra shtatzëna përballen me këto mpiksje gjaku dhe ajo po përpiqet të drejtojë vëmendjen ndaj këtij ndërlikimi mjekësor për nënat e tjera.
Ori është fëmija i katërt i Gadot-it. Tre fëmijët e saj të tjerë: Alma, Maya dhe Daniella, kanë lindur përkatësisht në vitet 2011, 2017, 2021.
Gadot ka disa filma që do të dalin vitin e ardhshëm, por duket se puna ishte gjëja e fundit në mendjen e saj këtë vit.
Artikuj të sugjeruar: