Metropolitan

Ç’ndodhi? Artisti arrestohet dhe përfundon në spital, pasi u kap duke ecur me mbathje në rrugë

Ç’ndodhi? Artisti arrestohet dhe përfundon në spital,
Getty

 
Këngëtari Lil Nas X u arrestua dhe u shtrua në spital pas një përplasjeje me policinë në orët e para të mëngjesit të së enjtes, sipas autoriteteve në Los Angeles. Policët e gjetën reperin 26-vjeçar duke ecur në “Ventura Boulevard”, një rrugë zakonisht e frekuentuar, në lagjen “Studio City” pak para orës 6 të mëngjesit, sipas Charles Miller, zëdhënës i policisë.

Ç’ndodhi? Artisti arrestohet dhe përfundon në spital,
 
TMZ ka siguruar pamje video të incidentit që duket se tregojnë Lil Nas X vetëm me të brendshme dhe çizme cowboy, duke thënë se “po shkonte për në një festë”.

Ç’ndodhi? Artisti arrestohet dhe përfundon në spital,
 
Fituesi Grammy, emri i vërtetë i së cilit është Montero Lamar Hill, më vonë u akuzua për sulm të lehtë pas përballjes me oficerët, ku ai krëceu drejt tyre, tha Miller në një deklaratë të raportuar nga Associated Press.

“Policët e çuan reperin fillimisht në spital, sepse dyshonin për një mbidozë të substancave narkotike”. tha Miller.

Nuk pati njoftime të tjera për gjendjen e tij, por ai u lirua nga spitali dhe u dërgua në burg pas vetëm disa orësh. Që atëherë, ai është akuzuar për pengim të punonjësit të policisë dhe mbahet në burgun “Valley” në Van Nuys, pranë vendit ku policia e gjeti.
 
Lil Nas X arriti famën me këngën e tij “Old Toën Road”, që u bë hit numër 1 dhe qëndroi në këtë pozicion për 19 javë, duke thyer rekorde. Ai gjithashtu pati sukses me këngë të tjera si “Industry Baby” dhe “Montero”.
 
Ai pritet të publikojë albumin “Dreamboy” gjatë këtij viti, ndërkohë që ka publikuar disa këngë këtë pranverë.
 
Në prill, Lil Nas X u shtrua në spital pasi në mënyrë të beftë u përball me një paralizë të fytyrës. Në një video të publikuar në Instagram, ai tha se kishte “humbur kontrollin” mbi gjysmën e fytyrës së tij, por më tej, u përmirësua.

REELS

Harrojini sherret që në mëngjes me kompanitë e taksive që s’erdhën kurrë në kohën kur i donim, tani merremi vetëm me aplikacionin e @speedtaxi24h . Ta dini ju sa pune na keni thjeshtuuuuuar!

Spotted: Emily në Venecia 🤩

Çdo muaj, Anabel e bën një xhiro nga @wellnessalbaniaclinic dhe kësaj radhe ndoqëm hap pas hapi kampionat e KF.Tirana.

Sozia e Justin Bieber, (shtiret sikur është ai), shpenzon 10 mijë $ në alkool dhe dhuron show në Las Vegas 🤣

Të uroj më të mirat ty dhe djalin tënd. Uroj të jeni sa më mirë!

Në sezonin e dytë të reality show-t të njohur “Love Is Blind: UK”, vëmendjen e publikut e ka rrëmbyer historia e çiftit Jed dhe Bardha. Jed-i, një djalë nga Essex me origjinë libaneze, dhe Bardha, shqiptare e rritur në Britani. Dyshja krijuan shpejt një lidhje të fortë brenda “pods”-eve (dhoma të ndara ku nuk mund të shihnin njëri-tjetrin). Ata u njohën dhe u dashuruan, le të themi, dhe ky është momenti kur ai i propozon. Bardha ka rrëfyer një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së saj: ikjen e familjes nga Kosova gjatë luftës, kur ajo ishte vetëm pesë vjeç.

Fëmijët palestinezë që kanë humbur prindërit nga lufta u diplomuan në një ceremoni në Fshatin e Jetimëve al-ëafaa në Gaza. Shumë prej tyre shpërthyen në lot për shkak të mungesës së prindërve në një ditë si kjo. OKB-ja thotë se Izraeli ka dëmtuar 97% të objekteve arsimore në këtë enklavë të rrethuar.

Versioni mashkullor i Alexa-s

Gjesti ka një “sqarim” për të gjithë ata që e quajnë mosmirënjohës 👀

Na i trego dhe njëherë 🧐