
Edhe pse karriera e Austin Butler shkon lart e më lart, fatkeqësisht, s’mund të themi të njëjtën gjë për shëndetin e tij. Para publikimit të filmit të tij të ri, “Caught Stealing”, aktori, 34 vjeç, zbuloi për Men’s Health se përjetoi një episod verbimi të përkohshëm.
Aktori tha se u zgjua papritur me një migrenë të tmerrshme, në çastin kur avioni po ulej dhe nuk mund të shihte.
“Papritmas, ndjeva një ndjesi euforie dhe me të vërtetë mendova se po vdisja,” shtoi ai.
Aktori tregoi se humbi shikimin për disa minuta, por fatmirësisht ai iu rikthye gradualisht. Pavarësisht incidentit, aktori tha se vazhdoi punën dhe kaloi gjithë ditën në set. Ai i tha Men’s Health se e konsideroi ngjarjen si pasojë të mungesës së gjumit.
Megjithatë, sipas “Central Valley Eye Medical Group”, verbimi i përkohshëm nuk është një simptomë e njohur e pagjumësisë. Në vend të kësaj, njerëzit që u mungon gjumi mund të përjetojnë turbullim shikimi, lodhje të syve dhe vështirësi në përqendrim.
Sipas Healthline, stresi kronik mund të çojnë në verbëri të përkohshmë, e cila zakonisht ndodh pas një ngjarjeje traumatike.
Aktori pranoi se dikur besonte se vuajtja ishte thelbësore për artin e tij, kur nisi karrierën si aktor dhe si pasojë ka kaluar disa sfida shëndetësore. Përveç migrenave, ai ka vuajtur edhe nga dhimbje në këmbë që zgjatën me muaj pas turneut të promovimit të “Dune: Part 2” në vitin 2024 dhe në vitin 2021 kaloi një javë në spital për dhimbje të ngjashme me apendicitin pas xhirimeve të “Elvis”.
“Për një kohë të gjatë ndieja se aktrimi duhej të ishte një proces i dhimbshëm dhe se do të dilja në anën tjetër i thyer,” u shpreh ai për periudhën kur shpërfillte simptomat që trupi dhe mendja po i dërgonte për pushim.
Megjithatë, falë disa mentorëve, përfshirë Laura Dern, ai mësoi se mund të ekzistonte një ekuilibër mes punës dhe shëndetit dhe se nuk kishte pse të sakrifikonte njërën për tjetrën.
Që prej asaj kohe, aktori tha se ndihet më i qetë me idenë për të ngadalësuar ritmin dhe për të gjetur kohë për pushim e rikuperim, ndërkohë që ruan të njëjtin nivel përkushtimi ndaj roleve.