
Dua Lipa, në një intervistë ekskluzive për Harper’s Bazaar, foli ndër të tjera për romancën e saj me të fejuarin, Callum Turner. Dua, totalisht e dashuruar, u shpreh se frymëzohet nga kjo ndjesi dhe e gjen veten duke e përjetuar vazhdimisht, në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Unë e dua dashurinë. Është e bukur,” tha Dua, duke shtuar: “Është diçka shumë frymëzuese. Gjej veten duke u dashuruar vazhdimisht në mënyrën më të mirë të mundshme.”
Ajo shtoi:
“Kjo ndjeshmëri është shumë e frikshme, por ndihem me fat që mund ta përjetoj. Kam kaluar shumë kohë duke qenë e kujdesshme ose duke mbrojtur zemrën time dhe tani po lë në të shkuarën atë ndjesi dhe thjesht po them: “Në rregull, nëse është e shkruar që të lëndohem, do të ndodhë. Thjesht duhet ta lejoj veten që ta përjetojë dashurinë”.
Dua tha gjithashtu se është “më e lumtur se kurrë” me partnerin e saj.
“Duket sikur do të bëja padrejtësi nëse nuk do flisja për të,” tha Dua për romancën e tyre, duke theksuar se jeta e saj personale është “shumë e ndjeshme”, pasi jeton gjithë kohës në vëmendjen e publikut.
Dua dhe Callum, fillimisht ngjallën thashetheme për romancë në janar 2024, kur u panë për herë të parë së bashku në afterparty-n e “Masters of Air”, në Londër. Në atë kohë, çifti u kap në një video duke kërcyer dhe pamjet u bënë menjëherë virale.
Këngëtarja konfirmoi fejesën e tyre në një intervistë me British Vogue në qershor.
“Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese,” u tha ajo mediave. Që nga ai moment, Dua na ka treguar pafundësisht foto me Callum dhe po, duken super seksi dhe të dashuruar!