Health

Fenomeni ‘JOMO’: Pse disa njerëz zgjedhin të jenë të lumtur “larg turmës”?

Fenomeni ‘JOMO’: Pse disa njerëz zgjedhin të jenë

Në një kohë kur presioni social për të marrë pjesë në çdo aktivitet apo ngjarje është më i lartë se kurrë, ka një kategori njerëzish që zgjedhin të ecin kundër rrymës. Ata preferojnë një stil jetese që përfshin më shumë qetësi dhe vetmi, larg nga shoqëria dhe aktivitetet shoqërore që shumë i shohin si domosdoshmëri.

Ky është fenomeni i njohur si ‘JOMO’ – Joy of Missing Out ose “Gëzimi i Mospjesëmarrjes”. Por pse disa njerëz ndihen më të lumtur duke qëndruar larg grupit dhe aktiviteteve që të tjerët i ndjekin me përkushtim?

Çfarë është ‘JOMO’?

Ndryshe nga FOMO (Frika e Mospjesëmarrjes), ku individët ndihen të shqetësuar nëse nuk marrin pjesë në aktivitete, ‘JOMO’ përfaqëson kënaqësinë dhe paqen që vjen nga zgjedhja për të qëndruar jashtë një situate, për të kaluar kohën vetëm, ose për të zgjedhur një mënyrë të thjeshtë jetese pa stresin që sjellin takimet shoqërore.

Arsyet pse njerëzit zgjedhin ‘JOMO’

Një nga arsyet kryesore pse disa individë përqafojnë ‘JOMO’ është lodhja nga presioni social. Ata ndihen të mbingarkuar nga detyrimi për të qenë gjithmonë aktivë, për të shfaqur në rrjetet sociale çdo veprim dhe për të qëndruar vazhdimisht të angazhuar. Të qëndruarit larg grupeve u jep atyre kohën dhe hapësirën për t’u rilidhur me veten, për të rimbushur energjitë dhe për të përqafuar paqen e brendshme.

Një tjetër arsye është dëshira për t’u përqendruar në përvoja më të thella dhe kuptimplota. Njerëzit që përqafojnë ‘JOMO’-n, shpesh preferojnë aktivitete që i bëjnë të ndihen më të lidhur me vetveten, si leximi, meditim, ose kalimi i kohës në natyrë. Ata zgjedhin të jetojnë përvojat e tyre pa ndërhyrjen dhe presionin e të tjerëve.

A është ‘JOMO’ zgjedhje apo arratisje?

Shumë persona mund të mendojnë se njerëzit që zgjedhin ‘JOMO’ janë thjesht të ndrojtur ose të mbyllur në vetvete, por në të vërtetë, për shumë prej tyre është një zgjedhje e vetëdijshme për një mënyrë më të ekuilibruar jetese. Ata e dinë që duke thënë “jo” për disa aktivitete, po thonë “po” për më shumë kohë cilësore për veten.

Paqja e brendshme është shpesh motivi kryesor. Në një botë që nxit të shfaqurit dhe ndarjen e çdo momenti, këta individë e vlerësojnë qetësinë dhe kënaqësinë që sjell të qëndruarit jashtë skenës. Ata nuk ndjejnë frikë se po humbin diçka, por përkundrazi, gjejnë kënaqësi në zgjedhjen e vetëpërmirësimit dhe kujdesit personal.

Artikuj të sugjeruar:



REELS

Nuk blen asnjë, thjesht shkatërron bluzat që dua unë. 😩

Mijëra shqiptarë mblidhen në Hagë për të kërkuar lirimin e çlirimtarëve të UÇK

Fjalimi i 16-vjeçarit që ndezi protestat e Gen Z në Nepal

Mendimi juaj? Shumë komentues e konsiderojnë si jo normale këtë sjellje dhe pretendoj se mes tyre mund të ketë një lidhje/pëlqim të fshehtë.

Rrini ju!

Më thuaj mendimin e parë

Protestat shpërthyen pas vendimit të qeverisë për të bllokuar aksesin në Facebook, Instagram dhe TikTok, duke e justifikuar me përhapjen e lajmeve të rreme. Të rinjtë e panë këtë si një përpjekje për të heshtur një lëvizje digjitale kundër korrupsionit. Sulmet u drejtuan edhe ndaj institucioneve politike dhe rezidencave private: Parlamenti, Presidenca dhe Gjykata e Lartë u përfshinë nga flakët, ashtu si edhe shtëpitë e dhjetëra ministrave, përfshirë atë të sapoemëruarit.

Të gjitha kemi ditë kur përpiqemi të bindim veten që po e qajmë dhe vetë një smokey eye, por kë po gënjejmë? Mjafton të shikojmë @art_by_sona3 që duket sikur punon me pendë në vend të furçave dhe të kujtojmë pse duhet të jemi falenderuese që ekzistojnë profesionistet!

Zemër, zgjohu! Faleminderit shumë dhe më falni për shqetësimin!

Teach them young!

The 'JOMO' phenomenon: Why do some people choose to be happy "away from the crowd"?

Fenomeni ‘JOMO’: Pse disa njerëz zgjedhin të jenë

At a time when the social pressure to participate in any activity or event is higher than ever, there is a category of people who choose to go against the grain. They prefer a lifestyle that involves more quiet and solitude, away from the company and social activities that many see as a necessity.

This is the phenomenon known as 'JOMO' – Joy of Missing Out. But why do some people feel happier staying away from the group and activities that others devote themselves to?

What is 'JOMO'?

Unlike FOMO (Fear of Missing Out), where individuals feel anxious if they do not participate in activities, 'JOMO' represents the satisfaction and peace that comes from choosing to stay out of a situation, spend time alone, or choose a simple lifestyle without the stress of social gatherings.

Reasons why people choose 'JOMO'

One of the main reasons why some individuals embrace 'JOMO' is fatigue from social pressure. They feel overwhelmed by the obligation to always be active, to show every action on social networks and to stay constantly engaged. Being away from groups gives them the time and space to reconnect with themselves, recharge and embrace inner peace.

Another reason is the desire to focus on deeper and more meaningful experiences. People who embrace 'JOMO' often prefer activities that make them feel more connected to themselves, such as reading, meditating, or spending time in nature. They choose to live their experiences without the interference and pressure of others.

Is 'JOMO' choice or escape?

Many people may think that people who choose 'JOMO' are just shy or withdrawn, but in reality, for many of them it is a conscious choice for a more balanced way of life. They know that by saying "no" to certain activities, they are saying "yes" to more quality time for themselves.

Inner peace is often the main motive. In a world that encourages showing off and sharing every moment, these individuals appreciate the quiet and satisfaction that comes from staying off the stage. They do not feel fear that they are missing out, but instead find pleasure in choosing self-improvement and personal care.

Suggested Articles: