Anabelizim

Fëmijës që humba!

Fëmijës që humba!

Ndjeva që ishte një lindje e lehtë. Nuk e prisja, por ashtu ishte. Dhimbjet u larguan menjëherë nga dashuria e papërshkrueshme që pushton një nënë, momentin e parë që mban në krahë beben e saj. Fuqia e asaj ndjenje, s'krahasohet me asgjë, me asgjë. Ajo çfarë nuk prisja të ndjeja ishte gëzimi dhe dëshira e madhe për të festuar. S'prisja të ndjeja atë lloj gëzimi.

Ndërkohë që pyesja veten pse akoma nuk po qaja, një hije erdhi rreth meje teksa të thoja se dukeshe mjaft e bukur për të vdekur brenda trupit tim. Pastaj, realiteti më goditi shpejt. S'do ta dëgjoja kurrë të qarën tënde plot jetë. E dija këtë para se të lindja, por ndjesia që pata ishte krejt ndryshe.

Mamitë na lanë vetëm dhe ne të morëm në krahë, unë dhe babai yt. Fjetëm për disa orë me ty dhe pastaj, dolëm nga spitali duar bosh.

Nuk e përshkruaj dot sa trishtim kishte brenda asaj ndjenje. As nuk dua të shkruaj për të. Thjesht kujtoj entuziazmin e prindërve të rinj, krenarë që mbanin krijesën e tyrenë duar. Nxitimi i tyre për të lënë spitalin dhe për të nisur një jetë të re. Ah, sa do të doja të isha si to.

U kthyem në shtëpi bosh. Barku më dikur sikur ende levizte nga goditjet e tua. Zgjohesha kur ti qaje, por në të vërtet, s'ishe kurrë aty.

Sot, kanë kaluar shumë vite. Dua të besoj që ti je ai ëngjëlli që rri mbi shpatullën time, njësoj siç mamia të përshkroi kur të pa. Dua të besoj që ti pushon bashkë me gjyshërit e tu, përjetësisht në paqe.

Unë dështova! Nuk të dhashë dot një jetë. Akoma nuk e di përse dhe ndoshta s'do ta di kurrë. Thjesht gjërat shkuan shumë keq. Më fal, bija ime e shtrenjtë. 

I kam bërë vetes dhe ty një premtim. Hija e vdekjes tënde, të mos e shuaj kurrë dritën e jetës së shkurtër që pate. Për aq pak kohë që ti ekzistove brenda meje, ne jetuam, dy zemra si një e plotë. Unë akoma e ndjej që je gjallë. Ti ishe e destinuar për të qenë, edhe pse për një kohë të shkurtër.

Përjetësisht, do të mbaj si pishtar dashuri emrin tënd!

*Shënim: Kjo letër është përshtatur nga The Guardian

REELS

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

Justin Bieber u ngjit ne skenen e “Grammy” vetem me te mbathura, kitarre dhe vokalin e tij. Kaq i duheshin per te bere nje performance te paharrueshme te hit-it te tij Yukon.

Bad Bunny eshte artisti i pare latin qe fiton Grammy per Albumin e Vitit

Prandaj dhe unë i them vetes, hë se do ma fal dhe këtë herë

U rikthyeeeeee

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi eshte ndare nga jeta në moshën 64-vjecare, pas një beteje të gjatë dhe publike me kancerin. E njohur per ciklin jetegjate “Arratia e Peshkut te Kuq” në News24, Reçi në një intervistë të para një viti në Euronews, rrefeu me kurajo se edhe nese sëmundja e mposht, ajo nuk ka peng asgjë në jetë. Source @euronews_albania

Miri dhe makthi i ri🤣

*Po kendon Bruno e dimë, por kenga eshte e Fatjetes

@lavillabyandale mos ndaloni me këto videot 😂😂😂 e fundit lot

Më healthy se Brioshi është Paçja! Kaq ta dini!

The baby I lost!

Fëmijës që humba!

I felt it was an easy birth. I didn't expect it, but it was. The pains were instantly removed by the unspeakable love that a mother conquers, the first moment she holds her baby in her arms. The power of that feeling is compared to nothing, nothing. What I did not expect was the great joy and desire to celebrate. I didn't expect that kind of joy.

As I wondered why I wasn't crying yet, a shadow came around me to say that I looked pretty enough to die inside my body. Then reality hit me quickly. I would never hear your cry for life. I knew this before I was born, but the feeling I had was quite different.

The midwives left us alone and we took you in the arms, me and your father. We slept with you for a few hours and then left the hospital empty-handed.

I can't describe how sad it was inside that feeling. I don't even want to write about it. I just remember the enthusiasm of the young, proud parents holding their own hands. Encouraging them to leave the hospital and start a new life. Ah, how I wish I could be like them.

We returned home empty-handed. The belly once seemed to still move from your strokes. I woke up when you were crying, but in truth, you were never there.

Today, many years have passed. I want to believe that you are the angel on my shoulder, just as the midwife described when she saw you. I want to believe that you rest with your grandparents, forever in peace.

I failed! I couldn't give you a life. I still don't know why and maybe I'll never know. Things just went very wrong. Excuse me, my dear daughter.

I have made a promise to myself and to you. The shadow of your death, never extinguish the light of the short life you had. For as long as you existed within me, we lived, two hearts as one complete. I still feel you are alive. You were destined to be, though for a short time.

Forever, I will bear your name as a torch of love!

* Note: This letter is adapted from The Guardian